Objekti që duhet të pastorjmë më shpesh në shtëpi, por gjithmonë e harrojmë

Life style

Objekti që duhet të pastorjmë më shpesh në shtëpi, por gjithmonë e harrojmë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Pavarësisht se sa të përpiktë jemi me pastrimin e shtëpisë, diçka mund të na shpëtojë gjithmonë.

Në fakt, ka objekte që nuk na shkojnë në mendje dhe duhet t’i pastrojmë më shpesh.

E megjithatë duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje sepse ato janë vatra mikrobesh. Një shembull tipik është koshi i mbeturinave të kuzhinës. Madje e zbrasim çdo ditë, por sa shpesh e pastrojmë?

Ne në fakt duhet ta pastrojmë sa herë që e zbrasim. Nëse është i lëvizshëm, vendoseni në vaskën e dezinfektuesit, përndryshe vishni doreza dhe pastrojeni aty ku ndodhet. Nëse nuk keni dezinfektues, uthulla me ujë të nxehtë funksionon po aq mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat