Efektet befasuese të puthjes

Life style

Efektet befasuese të puthjes

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 06:05
Foto ilustrim

Puthja është shfaqja e dashurisë dhe është një sjellje thelbësore njerëzore. Dhe puthja ka një gamë të gjerë efektesh në shëndetin tonë mendor dhe fizik. Nga nxitja e prodhimit të një numri hormonesh, tek ekspozimi ndaj mikrobeve, puthja ka një numër të habitshëm efektesh.

Ndihmon në rregullimin e stresit - Puthja shkakton lirimin e një sërë hormonesh, duke përfshirë dopaminën, e cila ka një rol vendimtar në rregullimin e niveleve të stresit. Stresi afatgjatë në fakt ul nivelet e dopaminës, kështu që puthja me të vërtetë mund të ndihmojë.

Ju mund të keni muskuj më të fortë të fytyrës - Sa herë që puthni dikë, përdorni muskujt e fytyrës. Si çdo muskul tjetër në trup, edhe këta duhen punuar. Një muskul i fytyrës në veçanti orbicularis oris luan një rol vendimtar në përtypjen dhe gëlltitjen e ushqimit. Kështu që forcimi i këtij muskuli përmes puthjes mund të jetë i dobishëm.

Është e mirë për shëndetin tuaj oral - Një nga rolet e pështymës është të pastrojë gojën tuaj, duke larë çdo grimcë ushqimi në mënyrë natyrale. Pështyma gjithashtu ndihmon në luftimin e mikrobeve dhe përmban lëndë ushqyese që ndihmojnë në mbajtjen e dhëmbëve tuaj të shëndetshëm. Puthja e dikujt në fakt rrit prodhimin e pështymës, e cila nga ana tjetër mund të ndihmojë shëndetin tuaj oral. Megjithatë, puthja nuk është një zëvendësim për higjienën e mirë orale.

Përmirëson gjumin tuaj -Një puthje mund të bëjë mrekulli për gjumin tuaj. Kjo shfaqje e intimitetit mund të rrisë prodhimin e oksitocinës, i njohur ndryshe si hormoni i dashurisë, i cili ul nivelet e kortizolit (hormoni i stresit) dhe ju ndihmon të relaksoheni dhe të keni një gjumë të mirë. Rreth 70% e të anketuarve në një sondazh të kryer nga një kompani britanike e shtretërve raportuan se flinin më mirë kur puthnin partnerët e tyre para se të flinin.

Forcon lidhjen me partnerin tuaj - Oksitocina është një hormon i fuqishëm dhe puthja do të rrisë lirimin e saj dhe për pasojë do të ndiheni më të lidhur me partnerin. Puthja shkon aq larg sa të ndihmoj çiftet të qëndrojnë së bashku, thotë studiuesja Wendy Hill.

Është mirë për shëndetin tuaj fizik -Përveç uljes së nivelit të stresit, puthja mund të ndihmojë edhe në uljen e presionit të gjakut dhe niveleve të kolesterolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat