Çfarë ndodh me trupin nëse bëni dush me ujë të ftohtë për një muaj?

Life style

Çfarë ndodh me trupin nëse bëni dush me ujë të ftohtë për një muaj?

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 14:40
Ilustrim

Nëse kohët e fundit keni shpenzuar kohë në rrjetet sociale, me siguri keni vënë re një trend të ri – dushi me ujë të ftohtë.

Shumë personazhe të famshëm si Miranda Kerr, Chris Hemsworth dhe Kristen Bell betohen për përfitimet e dusheve të ftohta dhe është bërë e njohur edhe në rrethet mjekësore.

Mjeku Alex Trevatt thotë se ai është një adhurues i madh i dusheve të ftohta dhe ka filluar t’ua rekomandojë pacientëve për të përmirësuar shëndetin e tyre. shkruan Best Life.

Siç shpjegon ai, ka disa ndryshime të rëndësishme që do t’i vëmë re nëse bëjmë dush me ujë të ftohtë çdo mëngjes për një periudhë prej një muaji, përcjell Index.hr.

Këto ndryshime përfshijnë:

përmirësimin e qarkullimit

reduktimin e inflamacionit në trup

imunitet më të fortë

përmirësimi i humorit

përqendrim më të mirë

më shumë energji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat