Nëse partneri juaj bën këto veprime, thojini "Lamtumirë"

Life style

Nëse partneri juaj bën këto veprime, thojini "Lamtumirë"

Më: 2 janar 2023 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Nëse dëshironi lidhje të barabartë dhe kuptimplotë, mos shikoni vetëm bukurinë mashkullore apo paratë, shikoni me kujdes se cilat janë ato sjellje që ju bëjnë ju të ndiheni e vlerësuar.Nëse ai sillet drejt jush njësoj si në një prej rasteve të mëposhtme, atëherë është koha t’i thoni lamtumirë:

1.Më shumë shikon celularin e tij sesa kujdeset për ju.

2.Gjithmonë flet për kolegen e tij të punës, e cila, siç ju thotë vetë ai: Është jashtëzakonisht seksi.

3.I bën komplimente kamerieres ndërsa ju prisni t’ju sjellë pije.

4.Ju fton për të dalë vetëm kur është i dehur.

5.Kur është në krevat me ju, kujdeset vetëm për kënaqësinë e vet.

6.Vetëm ju përshëndet me dorë kur e ftoni të shoqërohet me miqtë tuaj, të cilët i vlerësoni .

7.Fare nuk i kujtohet se çka keni biseduar në takimin e fundit. Në të vërtetë, shpesh keni ndjenjën se, kur flisni me të, ju duket sikur i flisni murit.

8.Për shkak të sjelljeve të tilla të tij, ju ndiheni keq dhe kjo ju bën të humbni vetëbesimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat