Katër shenjat që tregojnë se nuk duhet t’i besoni një personi

Life style

Katër shenjat që tregojnë se nuk duhet t’i besoni një personi

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Të besuarit luan një rol jetik në krijimin e miqësive marrëdhënieve, dinamikën familjare dhe në punë. Të dish kujt dhe kur t’i besosh është gjithmonë e rëndësishme.

E keqja është se jo të gjithë janë të besueshëm dhe nuk mund t’i identifikojmë lehtë këta persona.

Megjithatë shkenca e psikologjisë së sjelljes (kognitive) ka punuar për të gjetur shenjat joverbale që mund të na ndihmojnë të kuptojmë nëse mund t’i besojmë dikujt apo jo.

Këto katër shenja joverbale që mund t’i përdorni për të gjykuar nëse duhet t’i besoni dikujt apo jo: prekja e fytyrës, lëvizjet e gishtërinjve, kryqëzimi i krahëve dhe largimi gjatë bisedës.

“Të shohësh dikë thjesht të kryqëzojë krahët nuk është domosdoshmërisht një shenjë që nuk i duhet besuar”, thotë Nick Hobson, një studiues i sjelljes në Inc. com. “Mund ta bëjë këtë për tu ndier më rehat.”

Megjithatë, siç vëren eksperti, kombinimi i lëvizjeve të mësipërme mund t’ju ndihmojë të vendosni nëse do t’i besoni një personi. Në fakt, sa më shpesh një person i bën këto lëvizje, aq më pak i besueshëm është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat