Marrëdhënia e meshkujve me partneren

Life style

Marrëdhënia e meshkujve me partneren

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 16:10
Ilustrim

Nëse vëzhgojmë mënyrën se si meshkujt ndërveprojnë me partneren e tyre, do të shohim se kjo është shpesh rezultat i ndërveprimit që kanë pasur me nënën e tyre. Duket sikur mbartin një busull të brendshëm që i orienton drejt diçkaje të njohur, për rrjedhojë zgjedhin si partnere një grua që zotëron shumë nga tiparet e nënës së tyre.

Mungesa e njohurive dhe aftësive se si të menaxhojnë ngërçin emocional në të cilin ndodhen sot me partneren, i sjell meshkujt sërish ballë për ballë me vështirësitë e pazgjidhura që kishin në marrëdhënien me nënën e tyre, të cilat i kanë rrënjët në të kaluarën e largët.

Kur meshkujt arrijnë ta shohin realisht dhe me pjekuri marrëdhënien me nënën e tyre, do të kuptojnë mënyrën se si lidhen me partneren. Dhe vetëm kur të deshifrojnë sjelljen e saj, do të mund të mbajnë busullën në duar për të dalë nga ngërçi i përsëritjes së kësaj marrëdhënieje jofunksionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat