Mjaftoi një video virale që 4 infermiere të pushoheshin nga puna: Ç’ndodhi?

Life style

Mjaftoi një video virale që 4 infermiere të pushoheshin nga puna: Ç’ndodhi?

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 08:23
Infermieret

Katër infermierë janë pushuar nga puna, pas një videoje virale në TikTok, ku talleshin me pacientët.

Infermieret u bënë pjesë e trendit të TikTok ku njerëzit listojnë “icks” për persona apo çështje të caktuara.

Ick – është një fjalë që qarkullon së fundmi në TikTok dhe përdoret kur dikush bën diçka që ta shpif, të jep neveri dhe të duket e bezdisshme.

Në klip, vajzat përmendin disa situata si:

“Kur pacienti sapo është shtruar në spital dhe do direkt të bëjë një dush ose të hajë diçka”; “Kur më pyesin sa peshon bebi, ndërkohë që bebi është ende në duart e tyre”; “Kur baballarët kërkojnë test atësie direkt sa ka lindur bebi”; “Kur nënat refuzojnë ilaçet kundër dhimbjeve”; “Kur familjarët e pacientëve pyesin çdo sekondë ose duan të hyjnë në dhomë”, etj.

Sipas NBC News, spitali ku punonin infermieret, Emory Healthcare në Atlanta, e dënoi videon virale si "mosrespektuese dhe joprofesionale", duke shtuar se ajo nuk "përfaqëson angazhimin e tyre ndaj kujdesit të përqendruar te familja”.

“Ne kemi hetuar situatën dhe kemi marrë veprimet e duhura me ish-punonjëse përgjegjës për videon”, tha spitali në një postim në Instagram pas shkarkimit të infermiereve.

Videoja origjinale u shikua mbi 100,000 herë përpara se të fshihej nga TikTok. Njerëzit menjëherë filluan të kritikojnë infermieret për komentet fyese.

Dikush shkroi:

“Si dikush që sapo ka lindur një fëmijë, kjo video më bëri të ndihem kaq konfuze dhe e pasigurt. Mendova se të pyesësh është normale.”

Një tjetër u shpreh:

“Pra, juve jua shpif të bëni punën tuaj?!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat