Ka një mënyrë shumë të lehtë si të parandaloni qimet e bezdisshme nën lëkurë!

Life style

Ka një mënyrë shumë të lehtë si të parandaloni qimet e bezdisshme nën lëkurë!

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Nuk mund të mohojmë se edhe pas depilimit mbeten ende disa zona që kanë qime nën lëkurë, shpesh herë duken si pika të zeza të vogla dhe janë mjaft të bezdisshme. qimet e rritura nën lëkurë mund të shkaktojnë infeksione si dhe skuqje të lehtë të zonës përreth.

Edhe pse nuk janë shumë të lehta për t’u hequr, në do t’ju tregojmë një mënyrë se ai mund ti reduktoni ato që të mos jenë më aq të bezdisshme dhe shqetësuese.

Mjafton të merrni një lugë gjellë me mjaltë, 2 tableta apo 5 pika vitaminë E, 10 pika vaj livandoje dhe 200 ml baltë për trajtime të ndryshme që mund ta gjeni në farmaci apo vende ku shiten produkte kozmetike.

Këshillohet që fillimisht të përzieni mirë mjaltin së bashku me baltën në një tas të vogël deri sa të arrini një masë homogjene dhe kremoze. Më pas mund të shtoni të gjithë përbërësit e tjerë, nuk ka rëndësi renditja. Në fund duhet të shtoni pak ujë të vakët që masa të qëndrojë kremoze dhe e butë, kini kujdes pasi nuk duhet të jetë e hollë.

Maskën mund ta aplikoni lehtësisht në vendet që keni më së shumti qime nën lëkure dhe mbajeni rreth 30 minuta, deri sa masa te thahet, e mund ta hiqni më pas duke e tërhequr nga ana e kundërt e qimes. Kur të keni mbaruar me pastrimin e lëkurës tuaj nga këto pika të zeza që rriten nën lëkurë, aplikoni në trup vaj kokosi apo ndonjë krem tjetër hidratues.
Për të parë rezultate sa më shpejt, mund të përdorni këtë metodë deri në 4 herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat