Çfarë janë çrregullimet e personalitetit?

Life style

Çfarë janë çrregullimet e personalitetit?

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Çrregullimet e personalitetit janë të zakonshme dhe të vështira për t’u trajtuar.

Njerëzit që i mbartin këto çrregullime etiketohen në forma të ndryshme. Në këtë prelud kërcënues, disa nga karakteristikat më të përgjithshme të crregullimeve të personalitetit mund të mos jenë të vërteta për çdo rast, por ato janë rregulla që ndihmojnë vendosjen e kësaj kategorie psikopatologjike në një kontekst më të gjerë (adaptuar nga Vaillant dhe Perry 1980): Crregullimet e personalitetit janë përgjigje të palëkundshme (të qëndrueshme) dhe të keqpërshtatura ndaj stresit. Për lehtësi këto çrregullime mund të grupohen si të çuditshme \ ekscentrike, dramatike, histerike dhe anksioze (grupe simptomash të frikshme në varësi të përgjigjes keq përshtatëse predominuese).

Çrregullimet e personalitetit janë globale: ato ndikojnë pothuajse në të gjitha fushat e jetës së personit, kështu që ai/ajo është mjaft i keqadaptuar në fushat profesionale dhe shoqërore të funksionimit

Përkundrazi, problemet neurotike të personit kufizohen në aspekte të veçanta të jetës. Aspektet e tjera mbesin relativisht të lira nga konflikti psikologjik. Njerëzit me çrregullime të personalitetit në përgjithësi mendojnë se problemi nuk qëndron tek ata, por në mjedisin rrethues. Psh.: “asnjeri nuk më kupton mua”, ose “të gjithë kërkojnë të prishin ose të pengojno planet e mia”. Personat neurotikë përkundrazi, ka të ngjarë ta paraqesin shkakun e problemeve brenda vetes.

Çrregullimet e personalitetit në pjesën më të madhe nuk shoqërohen me psikozë. Mund të ndodhin episode të shkurtra psikotike, por recidiva të lulëzuara janë më shumë përjashtim se sa rregull.

Pjesa më e madhe e personave me çrregullim të personalitetit, janë në kontakt me realitetin,

Shumica e personave me crregullim të personalitetit nuk shqetësohen nga sëmundja, pasi nuk shikojnë tek vetja atë që shohin të tjerët. Në fakt ata besojnë se janë në gjëndje më të mirë emocionale, ndryshe nga çfarë mendojnë njerëzit e tjerë të cilët janë shumë të shqetësuar për sjelljen e tyre. Miqtë ose pjesëtarët e familjes mund t’i detyrojnë personat me çrregullime të personalitetit të vizitojnë institucionet e shëndetit mendor. Shumica e tyre nuk kërkon asnjëherë trajtim.

Personat me çrregullim të personalitetit kanë aftësi të jashtëzakonshme të nervozojnë të tjerët, si pasojë ka mundësi të braktisen nga njerëzit e afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat