Nuk na rrinë duart rehat kur i shohim, por e dini cila është mënyra më e mirë për të shpëtuar nga pikat e zeza?

Life style

Nuk na rrinë duart rehat kur i shohim, por e dini cila është mënyra më e mirë për të shpëtuar nga pikat e zeza?

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 17:07
Ilustrim

Të kesh një fytyrë të pastër, pa njolla kafe, akne, rrathë poshtë syve dhe mbi të gjitha pa pika të zeza është ajo që do të dëshironte çdo femër. Zgjidhja është shumë më e thjeshtë nga ç'mendoni dhe mbi të gjitha më ekonomike. Për shembull në vend që të lodheni dhe paguani për eleminimin e pikave të zeza, mund ta bëni vetë në kushte shtëpie. Living ju njeh me të gjithë hapat që duhet të ndiqni për të eleminuar pikat e zeza në kushte shtëpie:

HAPI I PARË

Scrub me kos dhe kafe: Sigurisht që kombinimi i kosit dhe kafesë nuk është aspak një ide tunduese për t’u provuar gjatë ditës, me përjashtim të ndonjë ëmbëlsire. Megjithatë hapi i parë për të eleminuar pikat e zeza nga lëkura, është ta pastroni atë duke krijuar një eksfoliant të shkëlqyer natyral që eleminon qelizat e vdekura nga fytyra.

HAPI I DYTË

Maskë me aspirinë, vezë dhe limon: Maska e mëposhtme është një ndër maskat më efektive për eleminimin e pikave të zeza, të cilën e rekomandojnë gjerësisht edhe estetistët. Shtypni me kujdes 4 aspirina dhe bashkojini me 2 lugë gjelle lëng limoni duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtoni 2 të bardha veze. Acid salicilik që gjendet tek aspirina dhe acidi citrik i limonit pastrojnë në thellësi lëkurën dhe eleminojnë pikat e zeza. Pasi keni përzier të gjithë ingredientët vendosni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat