Dashuria nuk është kështu, si të dalloni “flamujt” e kuq pas gjesteve në dukje romantike

Life style

Dashuria nuk është kështu, si të dalloni “flamujt” e kuq pas gjesteve në dukje romantike

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Në fillim të çdo njohjeje dhe lidhjeje, gjithçka duket e bukur dhe premtuese. Megjithatë, sa herë ka ndodhur që që të keni krijuar në kokën tuaj atë që dëshironi të jetë personi pranë jush, por koha ka treguar që ai imazh nuk ka asnjë kontakt me realitetin? Nuk thuhet pa arsye se dashuria është e verbër.

Ndaj ndodh shpesh që një person i dashur të na mbulojë me vëmendje dhe me shumë gjeste romantike në fillim, por pas kësaj mund të fshihet një sfond jo aq i bukur. Cilat gjeste janë shenja paralajmëruese të fshehura, edhe pse nuk duken kështu në pamje të parë?

Shprehja e dashurisë shumë herët

Për të dashuruar vërtet dikë, ju duhet kohë. Dashuria nuk lind brenda natës. Prandaj, nëse keni dëgjuar tashmë “Të dua” në fillim të lidhjes dhe takimit, mund të jetë një shenjë paralajmëruese serioze. Mund t’ju duket romantike dhe e ëmbël, por e vërteta nuk është kështu. Njerëzit që priren t’ju mbushin me emocione edhe pse nuk ju njohin mirë, po përpiqen t’ju manipulojnë.

Vetëbesimi i tepërt

Besimi në marrëdhëniet normale duhet të vijë gradualisht. Zbulimi i shumë detajeve për veten dhe jetën tuaj kur nuk keni takuar askënd mirë mund të duket frikësuese dhe e pakëndshme. Nëse personi me të cilin jeni takuar vetëm disa herë fillon të ndajë shumë informacione për veten e tij, kjo është një nga shenjat paralajmëruese që ju duhet të largoheni, shkruan abcnews.al.

Nevoja për shikim të vazhdueshëm

Është bukur të kaloni kohë me personin ndaj të cilit keni filluar të ndjeni diçka më shumë. Por, çka nëse ndodheni në një situatë ku ai person dëshiron t’ju shohë gjatë gjithë kohës? Kjo nuk është vërtet një shenjë e mirë. Kur dikush dëshiron t’ju shohë me çdo kusht, duke mos menduar se keni jetën tuaj, familjen dhe miqtë tuaj, ka mundësi që të keni të bëni me një manipulues. Njerëzit manipulues priren të bëhen qendra e jetës suaj në mënyrë që t’ju kontrollojnë më lehtë.

Qëndrim tepër mbrojtës

Të ndihesh i sigurt pranë atij personi është një ndjenjë e mrekullueshme. Megjithatë, duhet të ketë kufizime edhe për këtë. Mbrojtja e tepërt është një karakteristikë e njerëzve që janë xhelozë ose duan të kontrollojnë çdo segment të jetës suaj. Është krejtësisht normale që i dashuri ose e dashura juaj të mos dijë çdo lëvizje tuajën ose me kë keni folur. Kufijtë e shëndetshëm duhet të ekzistojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat