Sipas Goop të Gwyneth Paltrow, këto janë lodrat më të mira të seksit që stimulojnë kënaqësinë femërore

Life style

Sipas Goop të Gwyneth Paltrow, këto janë lodrat më të mira të seksit që stimulojnë kënaqësinë femërore

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Nëse keni nevojë për shumë stimulim në jetën tuaj intime, uebsajti GOOP i aktores Gwyneth Paltrow ka bërë një përmbledhje të vibratorëve më të mirë që stimulojnë kënaqësinë femërore. Ata renditen si më poshtë:

PALM VIBRATOR

Ky vibrator është një stimulues klitorial me energji elektrike dhe gjeneron dridhje intensive. Sipas Goop, është një rrugë e besueshme drejt orgazmës.

Kur bëhet fjalë për një motor të vetëm vibrues, Touch X i We-Vibe është më i forti në këtë kategori, pa dyshim.

VIBRATORI SHKOP

Vibratorët shkop janë të njohur për fuqinë e tyre. Të parët, të vlerësuar nga edukatorja e famshme e seksit dhe ekspertja e masturbimit, Betty Dodson, kërkonin shumë energji dhe duhet të qëndronin në prizë. Ndërsa versionet moderne janë më të vogla, më të lehta dhe më të lezetshme - dhe të rikarikueshme. Le Wand Petite është perfekt, pa tela dhe prizë, dhe vjen gjithashtu në një ngjyrë të bukur rozë të artë.

VIBRATORI PLUMB

Vibratorët plumba janë kompakt, të lezetshëm dhe të lehtë për t'u futur në çantë ose xhep. Përveç dridhjeve çuditërisht të fuqishme të paketuara në një pajisje kaq të vogël, Etoile e Kiki de Montparnasse është bërë prej çeliku inox, i cili i jep edhe njëfarë peshe.

VIBRATORËT E PIKËS G

Për stimulimin e pikës G, duhet diçka e fuqishme. Dy sugjerimet kryesore të Goop operojnë në një nivel të ngjashëm (intensiv). Vibratori i pikës G goop është më elegant, me një veçori vetë-ngrohëse që e ngroh pajisjen pak mbi temperaturën e trupit. Ndërsa i dyti, Dame's Arc ka një lakim më të theksuar.

VIBRATORI RABBIT

Nëse jeni më shumë për orgazma të përziera super intensive, të cilat vijnë nga përfshirja e dy ose më shumë zonave erogjene në të njëjtën kohë, Goop sugjeron Ina 3 të LELO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat