Nga prerja e rregullt deri tek uji i orizit, ekspertët sqarojnë mitet dhe të vërtetat për rritjen e flokëve

Life style

Nga prerja e rregullt deri tek uji i orizit, ekspertët sqarojnë mitet dhe të vërtetat për rritjen e flokëve

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 21:58
Ilustrim

Ka shumë këshilla dhe truke kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve. Por jo të gjitha funksionojnë!  Prandaj, ekspertët e flokëve nga CLOUD NINE kanë zbuluar me HOLA! USA të vërtetën pas disa prej trukeve më të njohura të rritjes së flokëve dhe çfarë duhet të bëni rregullisht për të nxitur rritjen e shëndetshme të flokëve.

Çfarë është e vërtetë dhe çfarë është mit? Zbulojeni më poshtë.

Përdorimi i një këllëfi jastëku prej mëndafshi - E VËRTETË

Një nga këshillat më të shpeshta është përdorimi i këllëfit të jastëkut në material mëndafshi. Hashtag-u #silkpillowcase ka mbi 34.6 milionë shikime në TikTok dhe ka një sërë përfitimesh. Një këllëf jastëku mëndafshi ka më pak gjasa se pambuku të thithë lagështinë, kremrat dhe vajrat nga flokët tuaj, duke i lejuar produktet që përdorni të bëjnë “magjinë” e tyre gjatë gjumit. Kjo i mban flokët të hidratuar gjatë gjithë natës duke nxitur rritjen e tyre.

Shampoja ngadalëson rritjen e flokëve – E PAVËRTETË

Komuniteti #nopoomovement beson se shampoja nxit rënien dhe pengon rritjen e flokëve dhe hashtagu mblodhi mbi 7.3 milionë shikime në Tiktok.

“Kjo teori është, në fakt, e pavërtetë. Përdorimi i shampos ndihmon në pastrimin e grumbullimit të produkteve të flokëve dhe sebumit të tepërt, duke e lënë lëkurën e kokës të pastër. Shampot që përmbajnë vitamina, vajra dhe minerale të dobishme mund të stimulojnë folikulat e flokëve për të nxitur rritjen e mëtejshme,” -thonë ekspertët në CLOUD NINE.

Fërkimi i thonjve së bashku - E VËRTETË

E habitshme por e vërtetë, fërkimi i thonjve me njëri-tjetrin stimulon qarkullimin e gjakut dhe oksigjenin në lëkurën e kokës për shkak të lidhjes së nervave poshtë shtratit të thonjve me lëkurën e kokës. Bërja e kësaj për 5-10 minuta çdo ditë mund të ndihmojë në ringjalljen e folikulave të fjetura të flokëve, duke nxitur rritjen.

Prerja e flokëve rregullisht - E PAVËRTETË

Ndërsa prerja rregullt e flokëve mund të ndihmojë në eliminimin e majave dyshe dhe ruan gjatësinë, ajo nuk nxit rritjen e flokëve. Flokët rriten nga skalpi, kështu që shkurtimi i majave nuk ndikon në rritjen nga rrënja.

Përdorimi i ujit të orizit - E VËRTETË

Kur Kourtney Kardashian zbuloi se motra e saj Kim Kardashian përdor teknikën aziatike të ujit të orizit për të nxitur rritjen e flokëve, përdoruesit e mediave sociale u çmendën. Hashtagu #ricewaterchallenge lindi dhe tani ka mbi 78.3 milionë shikime në TikTok. Truku i rritjes së flokëve i miratuar nga Kardashian, në fakt, funksionon; Uji i orizit është i mbushur me minerale dhe vitamina që ndihmojnë flokët tanë, si: aminoacide, vitaminë B, vitaminë E dhe antioksidantë. Kur aplikohen, këto minerale dhe vitamina depërtojnë në folikulën e flokëve duke ndikuar që flokët të jenë më të fortë dhe më të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat