Puçrrat pas depilimit të fytyrës janë një makth: Si t'i parandaloni?

Life style

Puçrrat pas depilimit të fytyrës janë një makth: Si t'i parandaloni?

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Nëse për një arsye a një tjetër keni vendosur të depiloni zona të caktuara të fytyrës, zgjedhja juaj. Problemi qëndron që, sikur të mos mjaftonte dhmbja e momentit të depilimit, ndodh që të shfaqen puçrra. Pra, në vend që t’i gëzoheni rezultatit, ditën tjetër ju duhet të luftoni për heqjen e tyre sepse fytyra është acaruar. Gjithsesi ekzistojnë ca këshilla të thjeshta që ju ndihmojnë për të parandaluar formimin e puçrave pas depilimit, si me dyllë, ashtu edhe me pe.

Përpara depilimit:

1. Lajeni fytyrën dhe eksfoliojeni atë butësisht kryesisht në zonat ku do të depiloheni, për të eleminuar bakteret dhe papastërititë. Nëse ato do të lihen aty, do të shtyhen drejt lëkurës duke bllokuar poret.

2. Aplikoni pak pudër bebesh në zonën ku do të depiloheni. Pudra do të bëjë që dylli të fiksohet më mirë pasi thith yndyrën dhe pakëson kontaktin irritues me lëkurën.

Pas depilimit:

1. Mos e prekni fytyrën! Ndjesia e një fytyre të lëmuarështë shumë e bukur por nuk ia vlen kur mendon se mund të mbushesh me puçra.

2. Pas depilimit duhet të mos përdoren produkte me përmbajtje vajore. Në vend të tyre aplikoni produkte si aloe vera për të qetësuar irritimin.

3. Mos bëni stërvitje. Shtyjeni atë për ditën tjetër sepse djersa do të bllokojë poret dhe do të shkaktojë puçra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat