​Si të bëhesh aleat më i mirë në punë?

Life style

​Si të bëhesh aleat më i mirë në punë?

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

“Ai që lidhet e bashkërendon veprimet me një tjetër për qëllime të njëjta; përkrahës aktiv i dikujt”, kështu është shpjeguar fjala aleat në fjalorin shqip.

Pra, për të qenë të tillë së pari duhet të dimë se nëpër çfarë po kalojnë personat përreth nesh dhe më pas t’i ndihmojnë të kenë sukses dhe të lulëzojnë, pa i shikuar me syrin e smirës dhe zilisë. Të gjithë e mohojnë këtë dhe thonë që janë aleatë, por të thuash dhe të veprosh në atë vijë janë dy gjëra të ndryshme.

Ky artikull do t’ju tregojë se si të jeni me të vërtetë aleat në punë.

Privilegji

Si do të donit të tjerët të sillen me ju? Në përgjigjen që do t’ia jepni vetes, atëherë ashtu silluni edhe më të tjerët.

Mendoni për grupet e margjinalizuara: Gratë, komunitetet, grupet e homoseksualëve etj. Edhe pse ju nuk jeni në këtë grup, çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar ata. Mendoni se çfarë duhet të bëni që atë “privilegj” të cilin e keni ju, ta transmetoni edhe te grupet të cilat nuk e kanë.

Dëgjo

Nuk mund t’ju kërkosh grupeve të margjinalizuara të të “edukojnë”, ata tashmë e kanë barrën e ndjenjave të tyre e përmes kësaj po e mbrojnë veten. Gjëja më e mirë është të filloni nga vetja. Merrni pjesë në mbledhje të ekipit dhe dëgjoni përvojat e të tjerëve, në këtë rast mund të bëni pyete që ju kanë interesuar gjithmonë, e të cilat do t’ju ndihmojnë t’i kuptoni më mirë përvojat e ndryshme!

Jini të hapur për ta mësuar se edhe mund të keni gabuar në të kaluarën, mbase edhe me pa paramendim qoftë në veprime ose me nocione! Në qoftë kështu është më mirë ta pranoni gabimin dhe të tregoni se nuk ishte qëllimi të lëndoje dikë, e më e rëndësishmja mos vazhdoni t’i bëni më të njëjtat gabime!

Por, mos u ndalni vetëm në rrëfimet e anëtarëve të punës, mbase ata nuk do të flasin sepse do të ndihen keq ta thonë. Shikoni dokumentare apo botime që flasin për grupet e papërfaqësuara për t’i njohur më mirë!

Të gjithë zërat të dëgjohen

Të qenët aleat është i rëndësishëm, sidomos në kompanitë ku ka shumë punonjës dhe lideri i cili në një kompani të vogël do t’i rregullonte dallimet, në një kompani të madhe e ka të vështirë ta bëjë. Prandaj, punonjësit e kanë në dorë ta rregullojnë këtë gjendje.

Një taktikë që mund ta përdornin aleatët në vendin e punës për një mjedis gjithëpërfshirës është, të vendosin pritshmëri që në fillim të takimit, duke ua bërë me dije pjesëmarrësve që të gjithë të pranishmit do të respektohen për të folur, pa ndërprerje. Aleati është shembull i shkëlqyer kur nuk flet, gjersa të tjerët po flasin. E nëse dikush po e përsëritë të njëjtën ide që e ka thënë dikush nga grupi i margjinalizuar, atëherë gjithsesi ta atribuoni verbalisht te personi i parë.

Edhe nëse disa persona janë më të heshtur, mos i lini të tjerët t’ua mbulojnë profesionalizmin e tyre me mendime pa përvojë. Drejtohuni për ndonjë çështje ekspertëve të fushës, kjo do ta rritë vetëbesimin e tyre dhe besueshmërinë e grupit!

Aleat jo vetëm në prani

Shumë punonjës flasin me përqeshje dhe nënçmim pas shpinës së njerëzve që kanë prejardhje, besim, orientim seksual e të tjera të ngjashme, ndryshe nga ta. Ata nuk arrijnë asgjë me këtë, por kjo i kënaqë.

Nëse jeni rrugës për t’u bërë aleat në punë, shprehni gatishmëri të jeni të tillë edhe në mungesë të këtyre personave. Shembull, nëse dëgjoni dikë të bëjë një shaka ose koment që mund të jetë fyes për një grup të nënpërfaqësuar, edhe nëse askush që identifikohet me atë grup nuk është i pranishëm, ju mund t'i shprehni verbalisht personit se komenti i tij nuk është në rregull dhe të përpiqeni t'i shpjegoni pse.

Duke komunikuar në këtë mënyrë, personat që flasin kështu do ta shmangin këtë mënyrë komunikimi në të ardhmen.

E shihni, mund ta bëni ndryshimin në një vend pune edhe pa qenë në pozita menaxheriale./AkademiPune/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat