5 gabime që bëni gjatë depilimit me brisk (duhet t’i ndaloni sa më shpejt)

Life style

5 gabime që bëni gjatë depilimit me brisk (duhet t’i ndaloni sa më shpejt)

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 13:49
Ilustrim

Depilimi i këmbëve me brisk ju merr një kohë të konsiderueshme dhe tashmë ju që jeni praktikuese të rregullta ia keni marrë dorën. Por fakti që e bëni këtë procedurë shumë vite me radhë, nuk do të thotë patjetër që e beni në mënyrën e saktë. Gjithmonë ka mundësi përmirësimi dhe për këtë jemi ne këtu. Disa këshilla të vogla që do të gjeni më poshtë do ju ndihmojnë që depilimi i këmbëve të jetë sa i thjeshtë, aq edhe i suksesshëm.

Ja cilat janë 5 gabimet që bëni dhe që duhet të korrigjoni, sipas dermatologëve. 

Nuk e ndërroni shpesh briskun

Vërtet keni menduar ndonjëherë se sa shpesh duhet ndryshuar brisku? Brisku i depilimit duhet ndryshuar dy herë në javë.

Nuk janë të gjithë brisqet njësoj

Specialistët theksojnë se cilësia e brisqeve është shumë e rëndësishme. Ndaj duhet të zgjidhni briskun që i përshatet qimes dhe lëkurës, duke shmangur brisqet njëpërdorimëshme apo ato me brisk të hollë.

Drejtimi i gabuar

Shumica e femrave mendojnë se përdorimi i briskut në drejtimin e kundërt të atij që rriten qimet ka rezultat më të mirë. Por sipas dermatologëve, ky është gabimi më i madh që bëhet. Nuk duhet të këmbëngulni në të njëjtin vend vazhdimisht.

Momenti i gabuar

Rruajtja e suksesshme, do ujë të nxehtë. Mos i rruani këmbët në momentin që hyni në dush. Procedurën e depilimit lëreni për në fund, pasi uji i nxehtë të ketë hapur poret e lëkurës. Qimet do të jenë më të buta.

Rruajtje e thatë

Zakonisht në nxitim e sipër, ju preferoni ta përdorni briskun shpejt e shpejt, kur këmbët janë të thata. Kjo është mënyra më katastrofike. Specialistët rekomandojnë përdorimin e një xheli ose shkume, për të shmangur irritimet e lëkurës dhe prerjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat