Lidhja juaj është vërtet sfiduese nëse keni të bëni me një nga këta 3 tipa

Life style

Lidhja juaj është vërtet sfiduese nëse keni të bëni me një nga këta 3 tipa

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Aftësia për të qëndruar në një lidhje të ngushtë romantike (ose jo) vihet në pikëpyetje veçanërisht kur përballë keni 3 lloje personalitetesh. Tipas më konfuzues me të cilët mund t'ju duhet të përballeni në një marrëdhënie, janë këta!

1. Ai që vetëm shmanget

Ky lloj personaliteti përpiqet shumë të shmangë emocionet e forta dhe përfshirjen emocionale sepse afrimiteti me dikë i duket kërcënues. Të kesh një lidhje të ngushtë me dikë që përpiqet t'ju shmangë është konfuzuese sepse ai në mënyrë konstante i bën rezistencë komunikimit të hapur. Ai mund të ndjejë emocione, por nuk do të shprehë asgjë dhe as do t'i pranojë nëse e pyesin. Me pak fjalë: zgjedhë të shmangë konfliktet apo ta lërë veten të jetë shumë i ndjeshëm.

Partnerët e këtyre njerëzve zakonisht ndihen të lënë pas dore, të neglizhuar dhe mund t'i duhen edhe vite për ta kuptuar personalitetin e tjetrit. 

2. Narcisti

Shumë është shkruar për njeriun me këtë lloj veçorie të personalitetit dhe do të vazhdojë të shkruhet ende sepse lidhjet me një narcistë janë sfiduese. Ata ndjejnë se askush s'është më superiorë dhe kanë mungesë të theksuar empatie për të tjerët. Problemi më i madh me ta është se janë të përqëndruar 100% tek imazhi dhe vetja e tyre, duke harruar kështu vlerat, besimet dhe ndjenjat e njeriut përballë. Ata janë gjithë kohës duke u krahasuar me të tjerët- veçanërisht me njerëzit me të cilët kanë një raport- për vëmendje dhe aprovim. 

Eshtë sfidues të kesh një partner të tillë, pasi konfuzimi nis që tek fjalët që ata përdorin sepse çfarë në fakt thonë, janë gjëra boshe. Nuk janë fjalë që dalin nga reflektimi apo nga mënyra sesi ndihen, por përgjithësisht thonë atë që duan të besojnë. 

3. Personaliteti pasivo-agresiv

Ky lloj njeriu shkakton konfuzion dhe frustrim tek të tjerët. Raporti me të është konfuzues sepse fjalët që thonë nuk përkojnë me veprimet e tyre. Askush s'mund ta kuptojë çfarë po bluhet në mendjen e një pasivi-agresiv në një moment të caktuar dhe kjo në një raport romantik mund të shkaktojë probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat