Si duket momenti kur kupton që ke takuar shpirtin binjak?

Life style

Si duket momenti kur kupton që ke takuar shpirtin binjak?

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

S'ka asnjë mënyrë më të mirë për ta kuptuar sesa nga përjetimet dhe historitë e vërteta njerëzore!

1. "Ajo ishte shoqja ime më e mirë fillimisht. E kuptova që e doja kur krahasoja me të gratë e tjera. Ajo ishte standardi më i artë i asaj çfarë unë doja nga një grua. Të merrja një hap të tillë ishte padyshim me rrezik, por e dija që ia vlente përpjekja. Së shpejti, do festojmë përvjetorin e tetë."

2. "Kur debatonim, nuk ndjeja sikur po ziheshim me njëri-tjetrin. Më dukej sikur ishim thjesht dy njerëz të frustruar që po përpiqeshim të kuptoheshim më mirë. S'e kisha ndjerë kurrë më parë dhe realisht jam njeri shumë më i qetë sot."

3. "Në fund të takimit tonë, ajo më shtrëngoi dorën! E kuptova që prej atij çasti që do të bëhej gruaja ime. Ne punonim bashkë dhe kur u takuam ditën tjetër më kërkoi falje sepse s'dinte si të sillej në fund të një takimi. Aty ndjeva diçka të çuditshme që më thoshtë se s'do shkëputesha kurrë prej saj. Sot kemi 16 vite bashkë dhe nuk harroj kurrë t'i kujtoj vetes sa me fat jam."

4. "Që ditën që u takuam, gjithçka doja të bëja ishte të rrija me të. Ajo ishte gjithçka që më duhej mua- shoqja ime e ngushtë, shpirti im binjak, gjëja më e bukur që më kishte ndodhur. 24 vite bashkë dhe sot dridhem kur më duhet të them se ajo vdiq 15 muaj më parë, kur ishte vetëm 41 vjeç. Nuk zgjohem dot në mëngjes duke e ditur që ajo s'do të jetë krah meje. Jeta dhe zemra ime janë përgjysmuar dhe s'do të jenë kurrë njësoj. E them pa dyshimin më të vogël që jam njeri dhe baba i mirë për 3 fëmijët tanë vetëm prej saj. E dua ende çmendurisht."

5.n"E keni parasysh atë ndjesinë e ngrohtë që ta jep vetëm shtëpia? Mund të shkojmë në qindra vende, por vetëm shtëpia të jep atë rehatinë që s'ta jep as vendi më i bukur në botë. Ndihesh e sigurt, gjërat e tua janë të gjitha atje dhe sa herë hyn, ndjen një lloj çlirimi. Kështu ndihem unë kur jam me atë. Kur kthehem tek ai në shtëpi, e ndjej dyfish ndjesinë e shtëpisë. 

6. "Ne krijuam një gjuhë tonën të heshtur. Ndodhi padashje, por ishte gjuhë dashurie."

7. "Të them të drejtën, mua m'u deshën 6 vite për ta kuptuar. Ne i kemi thënë njëri-tjetrit fjalë dashurie që në lidhje, por kisha dyshime kur vinte puna tek martesa. U desh të ndaheshim për 3 muaj dhe të mos flisnim thuajse fare, për ta kuptuar që ishim për njëri-tjetrin. Pa e ekzagjeruar, mund ta them me plot gojën se është njeriu më i mirë që njoh dhe dua ta kaloj gjithë jetën me të."

8. "E kuptova kur u infektova me Covid dhe u karantinuam bashkë për 10 ditë. U mërzita kur u shërova dhe dola negativ."

9. "Ajo më kishte bërë një foto dhe kur e pashë, kuptova që s'e kisha parë kurrë veten më të lumtur se aty."

10. "S'kisha frikë të bëja gazra në sy të saj."

11. "Kur e takova për herë të parë, ai i trajtonte të gjithë njerëzit rreth tij njësoj. Edhe njerëzit me ndikim dhe shumë të rëndësishëm, por dhe më të thjeshtët që i ndodheshin pranë. I trajtonte me mirësi dhe respekt. Që këtu e dashurova dhe nuk ndalova kurrë!"

12. "E kuptova kur mësova që nuk gërhiste në gjumë apo të lëvizë shumë natën. Ne ndajmë të njëjtat vlera dhe shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrin. Unë dua gjithë veset e tij, e dua në çdo sekondë dhe kaq mjafton."

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat