Si ta bëni lidhjen tuaj në distancë të jetë më pak e vështirë gjatë verës

Life style

Si ta bëni lidhjen tuaj në distancë të jetë më pak e vështirë gjatë verës

Më: 31 maj 2022 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Çiftet që ruajnë një lidhje në distancë tregojnë se ndihen më pranë emocionalisht me partnerin se çiftet që nuk u është dashur të përballen me distancën, të paktën ky është ajo çfarë ka rezultuar nga studimet e kryera. Përsëritjani vetes këtë sa herë fytyra e tij ngrin në Facetime. 

Megjithatë, duke qenë se jua njohim sfidat mirë, na lejoni t’ju tregojmë disa gjëra që duhet të mbani parasysh për ta bërë lidhjen më pak torturë dhe më të këndshme për të dy, sidomos gjatë verës kur fundjavat e plazhit me gocat e vështirësojnë dyfish punën. 

1. Flisni rregullisht por jepini njëri-tjetrit hapsirë.

Flisni çdo ditë, por mos e ekzagjeroni. Ndonjë ditë do jeni të dy të zënë dhe është ok. Mos u bëni fanatikë të orarit që duhet të flisni, kujtohuni se keni edhe një jetë në qytetet tuaja.

2. Kushtojini rëndësi takimeve.

Bëni çdo vizitë një rast të veçantë. Nëse takoheni çdo javë, apo një herë në muaj, të paturit në kalendar një ditë që do të shkoni tek ai/ajo do t’ju japë një motiv që ta prisni me padurim, mbi të gjitha kur distanca bëhet mbytëse.

3. Ndani gjërat e vogla.

Ndani gjërat e vogla që ju ndodhin, kështu personi tjetër do të ndihet i përfshirë. Kjo është jeta në fund të fundit, gjërat e vogla. Gjithçka që do ta ndanit po të ishit duke ngrënë darkë bashkë në verandën e një restoranti në mes të korrikut.

4. Vendosni pritshmëri dhe mos kini frikë të rivlerësoni situatën.

Është e rëndësishme që të kuptoni se mungesa është një komponent i rëndësishëm i lidhjes, jo thjesht një gjë e vogël. Lidhjet në distancë janë me zarar, por nëse përgatisni veten për këtë sfidë, do ndiheni më mirë. Rimendoni çfarë është që ju mban në atë qytet dhe çfarë ju mban në atë lidhje. Mos e torturoni veten nëse distanca ju bën shumë të palumtur.

5. Jini të hapur me ndjenjat.

Shprehni ndjenjat tuaja, thuajini sa i mungon, sa do donit që të ishte aty pranë, të hanit drekë bashkë. Jini të fortë, është e vështirë, por mund t’ia dilni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat