Jo vetëm për shkak të hobit, por edhe për arsye të tjera: Pse është e rëndësishme që një qen të ketë lodrat e tij?

Life style

Jo vetëm për shkak të hobit, por edhe për arsye të tjera: Pse është e rëndësishme që një qen të ketë lodrat e tij?

Më: 24 prill 2022 Në ora: 17:52
Ilustrim

Përveç kushteve bazë për jetën normale të qenit tuaj, si ushqimi, uji dhe një vend për të fjetur, duhet t’i siguroni edhe lodra të përshtatshme. Njerëzit përdorin duart për të eksploruar mjedisin, ndërsa qentë e bëjnë këtë me gojën e tyre. Me gjuhën dhe dhëmbët eksplorojnë objekte të ndryshme dhe kështu njihen me gjërat që i rrethojnë.

Ashtu si ne, qentë mund të mërziten dhe për shkak të kësaj mërzie ata mund të futen në gjendje depresioni dhe ankthi, gjë që shpesh çon në sjellje nervoze dhe agresive. Disa qen fillojnë të kafshojnë mobilje, këpucë, pantofla dhe gjëra të tjera për ta shmangur këtë, sepse thjesht duan të vrasin mërzinë.

Kjo është arsyeja pse duhen lodra që kafsha juaj t’i përdorë. Nëse keni më shumë prej tyre, atëherë është edhe më mirë, sepse qeni do të ketë më shumë hobi dhe do të jetë në gjendje të luajë dhe të interesohet kur nuk mund t’i kushtoni vëmendje.

Lodrat gjithashtu do ta shpërqendrojnë atë nga mobiljet dhe gjërat e tjera të ndaluara që ai nuk guxon t’i prekë, kështu që në fakt do t’ju kursejnë shumë para dhe nerva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat