Ky rregull i thjeshtë mund t’ju ndihmojë të bëni gjëra të mëdha

Life style

Ky rregull i thjeshtë mund t’ju ndihmojë të bëni gjëra të mëdha

Më: 9 prill 2022 Në ora: 10:28
Ilustrim

Duhet të merrni një vendim të rëndësishëm? Mos e teproni, thjesht numëroni deri në pesë dhe vendosni. Mel Robbins, autorja e librit “Rregulli i 5 sekondave” thotë se mund të merrni një vendim të rëndësishëm në kaq pak sekonda. Kjo teknikë ju ndihmon që të kapërceni frikën tuaj për të bërë një zgjedhje të keqe.

Sipërmarrësi Tim Denning thotë se zbatimi i këtij rreguli të thjeshte e ka ndihmuar atë që të përmirësojë karrierën e tij. Për më tepër, Denning thotë se ai e përdori rregullin për të përmirësuar zakonet e tij të të ngrënit. Ai thotë gjithashtu se ky rregull e ndihmoi për të kapërcyer frikën nga fluturimet.

Si të përdorni rregullin e 5 sekondave për të arritur qëllime të mëdha

1. “Mbajeni” rregullin në xhepin e pasmë. Kur të shfaqet një mundësi, mos e mendoni – thjesht numëroni 5-4-3-2-1 dhe vendosni.

2. Përdoreni atë për të marrë vendime të përditshme. Rregulli mund t’ju ndihmojë të merrni vendime të rëndësishme në karrierë dhe të kapërceni frikën tuaj. Madje mund t’ju ndihmojë të bëni zgjedhje më të mira të përditshme, si për shembull çfarë të hani.

3. Përdoreni atë në lidhje me filozofinë “Burn all the Boats”. Mos lejoni që frika t’ju pengojë të ndiqni vendimet tuaja. Pasi të keni marrë një vendim, mbajeni veten përgjegjës duke djegur çdo mundësi të një plani B. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat