Një kapitull i ri për ju! – Horoskopi i muajit Prill për Dashin

Life style

Një kapitull i ri për ju! – Horoskopi i muajit Prill për Dashin

Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Ky është sezoni juaj, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë! Fokusi juaj do jetë tek vetja dhe nevojat tuaja tani dhe pikërisht kështu duhet të jetë. Muaji fillon me një shpejtësi kozmike më 3 prill dhe do ndiheni pak të frustruar me miqtë.

Energjia ndryshon në mënyrë drastike më 10 prill, kur vëmendja juaj kthehet drejt financave tuaja. Kjo është një kohë e mirë për të rishikuar buxhetin ose për të menduar për qëllimet financiare afatgjata. Më 12 prill do nisni një kapitull të ri rreth praktikave tuaja shpirtërore dhe botës së brendshme. Do të ndiheni më të frymëzuar për të shpenzuar kohë duke përmirësuar intuitën tuaj. Gjithashtu mund të ndrydhni zemërimin në këtë kohë dhe gjetja e një rruge për të çliruar çdo zhgënjim është thelbësore. Hëna e Plotë më 16 Prill ndriçon boshtin tuaj të marrëdhënies.

Lufta për pushtet, xhelozia dhe obsesioni mund të depërtojnë në psikikën tuaj. Tani është koha për të adresuar çdo problem që keni fshehur. Fokusi juaj zhvendoset te të ardhurat dhe puna më 19 Prill. Do ndiheni më sensualë.

Më 27 prill, romanca dhe kreativiteti do jenë në ajër. Më 29 Prill mund të ndiheni të etur për të mësuar një aftësi të re. Përthithja e informacionit të ri mund t’ju shërbejë mirë në këtë kohë. Më në fund, më 30 prill, ndodh një eklips diellor dhe një mundësi e re pune ose një projekt financiar mund t’ju vijë. Kushtojini vëmendje të shtuar ëndrrave tuaja dhe shenjave nga universi. Kjo është dita e përsosur për të manifestuar, ëndrrat tuaja janë më afër se sa mendoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat