Gënjeshtrat e bardha – Disa nga mitet që nuk duhet t’i besoni!

Life style

Gënjeshtrat e bardha – Disa nga mitet që nuk duhet t’i besoni!

Më: 1 prill 2022 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Njihet si ‘Dita e Gënjeshtrave’ dhe festohet kudo në botë në datën 1 Prill. Tradita kërkon që në një ditë të vetme në vit, gënjeshtrat e bardha e argëtuese të lejohen.

Sot, ndryshe nga tradita, do të bëjmë të kundërtën! Do t’ju tregojmë disa të vërteta që të mos ‘viheni në lojë’ nga mitet më të dëgjuara.

Rrufeja nuk bie kurrë dy herë në të njëjtin vend

Shkencëtarët pohojnë se një hipotezë e tillë nuk është e vërtetë. Rrufeja zakonisht godet objektin e parë që arrin të ketë kontakt, qoftë kjo një pemë apo ndërtesë, dhe shumë herë godet në të njëjtin vend.

Antibiotikët ‘luftojnë’ viruset

Edhe pse jemi mësuar që sa herë që kemi ndonjë shqetësim të lehtë, shkojmë tek farmacia e parë dhe marrim antibiotikë. Por, këto mjekime përdoren vetëm për bakteret. Prandaj, ju këshillojmë që para se t’i blini, të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes.

Alternativat pa tym janë të gjitha njësoj

Edhe pse përfshihen në një bashkësi të njëjtë, kategoritë e alternativave pa tym janë të shumta. Dy prej të cilave ngatërrohen më shpesh janë cigaret elektronike dhe pajisjet me ngrohje. Ndyshimi i parë mes tyre është se cigaret elektronike funksionojnë përmes një lëngu që përmban nikotinë, e ndërsa pajisjet me ngrohje në thelb kanë ngrohjen e fijeve të duhanit. Ndryshimi tjetër mes këtyre dy kategorive, lidhet me lëndën e parë. Cigaret elektronike përdorin nikotinë të përpunuar, kurse pajisjet me ngrohje përdorin nikotinën natyrale, e cila vjen nga gjethet e bimës së duhanit.

Ne përdorim vetëm 10% të trurit

Nëse pyesni një neurolog të vërtetë me shumë mundësi do të qeshë me ju! Truri është organi më i fuqishëm dhe kompleks, i cili me të gjitha funksionet që ka përsipër shfrytëzon të gjithë kapacitetin e tij për t’i përmbushur. Pasi vetëm kështu mund të jetë i shëndetshëm dhe të mos shfaqë probleme shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat