3 hapa për të qetësuar nervat tuaja dy minuta përpara një prezantimi të madh

Life style

3 hapa për të qetësuar nervat tuaja dy minuta përpara një prezantimi të madh

Më: 29 mars 2022 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Është normale të ndjeni njëfarë ankthi të performancës në momentet para një prezantimi vendimtar. Ajo që dëshironi të shmangni, sigurisht, është stresi ekstrem që pushton trupin dhe mendjen tuaj: duart e djersitura, goja e thatë, rrahjet më të shpejta të zemrës.

Mund të jetë e vështirë të besohet, por të folurit në publik mund të jetë argëtues sapo të heqësh qafe nervat. Këtu janë tre hapa të provuar shkencërisht që do t’ju lehtësojnë në momentin e madh dhe do t’ju ndihmojnë të shijoni përvojën.

1. Mendoni pozitivisht

Ne jemi kritikët tanë më të këqij. Muhabetet negative që na mbushin mendjet gjatë ditës janë dobësuese dhe shkatërruese. Ndërkohë që duhet të përpiqeni ta ktheni sa më shumë që të jetë e mundur bisedat negative për veten në mendime pozitive, pak minuta para një prezantimi janë kritike, duhet të heshtni plotësisht kritikun tuaj të brendshëm gjatë asaj kohe. Në asnjë kusht nuk duhet lejuar që ‘kritiku yt i brendshëm’ të marrë përsipër mendimet e tua të çmuara përpara se të shkëlqesh.

2. Merrni frymë thellë

Një Navy SEAL më mësoi një teknikë për të ulur rrahjet e zemrës përpara një situate stresuese. Teknika quhet frymëmarrje me kuti. Së pari, merrni frymë ngadalë dhe numëroni deri në katër. Më pas, mbani frymën tuaj për katër sekonda. Në fund, nxirreni përmes gojës për katër sekonda. Nëse e përsëritni procesin tre ose katër herë, do të vini re se rrahjet e zemrës suaj fillojnë të ngadalësohen dhe i gjithë trupi juaj fillon të relaksohet

3. Buzëqeshni dhe argëtohuni

Psikologët njohës zbulojnë se buzëqeshja është një reagim universal ndaj gëzimit dhe është ngjitëse. Na pëlqen të jemi rreth njerëzve që argëtohen dhe kënaqen me detyrën e tyre. Pra, buzëqeshni. Kur mendja jonë është e konsumuar me detajet e prezantimit, buzëqeshja largohet nga fytyra dhe ne fillojmë të vrerosemi. Trupat tanë tensionohen dhe, me tension, vjen edhe ankthi. Së shpejti rrahjet tona të zemrës rriten dhe cikli negativ fillon nga e para. Të vendosësh një buzëqeshje të madhe në fytyrën tënde i thotë mendjes se ajo që do të ndodhë më pas nuk është një kërcënim, është diçka që duhet pritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat