Të vjen në ndihmë kosi, pastrimi më i thjeshtë i fytyrës në mbrëmje

Life style

Të vjen në ndihmë kosi, pastrimi më i thjeshtë i fytyrës në mbrëmje

Më: 28 mars 2022 Në ora: 06:08
Ilustrim

Për pastrimin më të thjeshtë të fytyrës çdo mbrëmje, ky lloj scrub-i është mënyra më e mirë. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe vlerat pastruese dhe hidratuese po ashtu. Nëse përdor kripën e trashë, pastrimi do të jetë i thellë dhe energjik, ndërsa nëse ke fytyrë delikate, këshillohet që bashkë me kosin të bashkosh sheqerin e kuq (sheqer kallami)

Përbërësit:

2 lugë çaji kos

1 lugë kafe kripë (variacion edhe sheqer kallami)

Përziej kosin me kripën dhe fillo aplikimin në fytyrë të larë paraprakisht dhe të lagur. Aplikimin bëje me kujdes dhe me lëvizje rrethore. Masazhoje me mollëzat e gishtave për disa minuta. Pas kësaj, lëre në qetësi edhe për 5 minuta të tjera dhe pastaj shpëlaje fytyrën me ujë të vakët. Në fund, mos harro kremin hidratant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat