Ushqyerja e mirë tek fëmijët ka efekt tek rezultatet e tyre në shkollë

Life style

Ushqyerja e mirë tek fëmijët ka efekt tek rezultatet e tyre në shkollë

Më: 19 mars 2022 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Një dietë e mirë tek fëmijët bën që ata të kenë një performancë më të mirë në shkollë, sidomos tre vitet e para të shkollimit. 

Studimi mori rreth 161 fëmijë të moshave 6 deri në 8 vjeç dhe duke analizuar ushqyerjen e tyre ditore dhe mënyrën se si përthithin informacionin në shkollë.

Në fund të studimit, u arrit në rezultatin se fëmijët që konsumonin perime, fruta dhe peshk, merrnin nota shumë më të mira në provime se sa pjesa tjetër e fëmijëve. 

Pjesa ku ushqyerja ndikonte direkt ishte leximi i librave.

Fëmijët që kishin një dietë të pasur me produkte të shëndetshme lexonin më shumë dhe nuk lodheshin krahasuar me fëmijët e tjerë të cilët lodheshin së tepërmi duke lexuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat