Koka e butë e bebit, çfarë duhet të bëjmë?

Life style

Koka e butë e bebit, çfarë duhet të bëjmë?

Më: 5 mars 2022 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Shpesh nënat shqetësohen për kokën e butë të porsalindurve të tyre. Ja çfarë duhet të dini mbi kujdesin e kokës së fëmijës.

Tek fëmija i porsalindur kockat e kokës janë të buta. Ndonjëherë gjatë lindjes koka mund të pësojë deformime të cilat rregullohen pas pak kohësh. Kockat e kafkës së fëmijës së porsalindur akoma janë të pa lidhura.

Në kokë ka disa zona që janë të buta membranoze, pa kockë, që quhen fontanela. Shumica e tyre janë të mbyllura që në lindje, përveç fontanelës që ndodhet në pjesën e sipërme të kokës dhe në formë vezore.

Fontanela mbyllet midis 10 dhe 18 muajve. Nënat duhet të tregojnë kujdes sepse nuk duhet shtypur me forcë. Kjo fontanelë ndikon në zhvillimin dhe rritjen e kafkës dhe të perimetrit të kokës me anë të të cilit vlerësojmë zhvillimin e sistemit nervor qendror.

Sa më e madhe koka, aq më i madh truri, aq më i madh zhvillimi psiko-motor i fëmijës. Perimetri i kokës rritet gjatë tremujorit të parë të jetës mesatarisht 2 cm në muaj.

Gjatë tremujorit të dytë rritet 1 cm në muaj dhe gjatë gjashtëmujorit të dytë rritet totalisht 3 cm. Gjatë vitit të dytë rritja është prej rreth 2.5 cm. Pra është e rëndësishme që fontanela të mos mbyllet para kohe, pasi pengon rritjen e trurit brenda saj.

Zbutja e kockës

Në rast se fëmija ka temperaturë në shifra mesatare dhe të larta fontanela fryhet më shumë se zakonisht. Është e rëndësishme të vihet një kompresë me akull (mbështillni pak akull në një peshqir) vazhdimisht në pjesën e sipërme të kokës.

Në rast se fëmija paraqet djersë të shtuar, fontanelë më të zbutur aq sa lejon futjen e gishtave, mbetje të flokëve në jastëk, atëherë kemi të bëjmë me një problem të përgjithshëm të preraketizmit i cili trajtohet me vitaminë D dhe me kalcium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat