Rrëfehet 56 vjeçarja: I dashuri 32 vjeçar kërkon që të bëjmë seks treshe, por... 

Life style

Rrëfehet 56 vjeçarja: I dashuri 32 vjeçar kërkon që të bëjmë seks treshe, por... 

Nga: Bota sot Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Një grua 56 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një djalë 32 vjeçar, me të cilin kanë nkë marrëdhënie të mrekullueshme, përcjell Bota sot. 

Por, problemi thotë se është që ai dëshiron të bëjnë seks treshe me një mik të tij, për çka gruaja nuk ka aspak dëshirë. 

Rrëfimi i plotë i gruas: 

E urrej ta zhgënjej atë. Çka nëse kjo e shtyn atë në duart e dikujt më të re?

Unë jam 56 vjeç ndërsa ai 32. Ne u njohëm vitin e kaluar në palestër, kur ai u afrua të ushtronte me mua.

Në fillim mendova se vetëm dëshironte të ishim shokë, nuk mendova se ai mund të interesohej në dikë që ishte e vjetër sa nëna e tij. 

Por ai më pas më kërkoi që të dilnim dhe gjërat vazhduan kështu. 

Gjërat u bënë serioze shumë shpejt dhe brenda pak muajsh ai u zhvendos të jetonte me mua. 

Marrëdhënia jonë është e mrekullueshme. Qëllimi im është që të jem sa më e mire në shtrat. 

Miqtë më thonë se dukem shumë mirë dhe jam më në formë se kurrë por unë kam frikë se do ta zhgënjej. 

Ai ka shumë energji dhe dëshiron seks të paktën dy herë brenda natës. 

Dhe nuk është vetëm një pozicion dhe pastaj përqafim. Ai çdoherë sugjeron metoda dhe lojëra të reja në seks që ne t'i provojmë. 

Por kjo e fundit është e tepërt për mua. Ai më kërkoi që të bënim seks treshe me një djalë tjetër të ri që ushtron në palestrën tonë. 

Ai është mik i tij dhe është 35 vjeç. Unë nuk dita se çfarë t'i them dhe nuk thash asgjë.

Brenda vetes po thoja: "Si t'i kënaq dy meshkuj derisa unë po përpiqem ta bëj njërin të lumtur?" 

Unë kam menduar që ta provoj idenë e tij dhe ai po pret një përgjigje pozitive nga unë për këtë. 

Por e di që nuk do ta shijoj. Nuk do të mund të jem e relaksuar pasi do të jem e fokusuar t'i kënaq që të dy. 

Përgjigja e psikologes: 

Është normale ta kënaqësh partnerin por ti kurrë nuk duhet të ndihesh nën presion që të bësh gjëra seksualisht që ti nuk do. 

Derisa marrëdhënia treshe për shumë është argëtim, për shumicën e çifteve futja e një personi të tretë shkakton xhelozi dhe pasiguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat