Si të kuptosh nëse do të të vrasin këpucët

Life style

Si të kuptosh nëse do të të vrasin këpucët

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Femrat, kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje me takat. I dashurojnë sepse janë tepër seksi e ndoshta fitojnë ato centimetrat që u mungojnë dhe i urrejnë, sepse ndonjëherë janë thjesht një ferr për këmbët e tyre. Sa herë jeni penduar sepse keni blerë një palë këpucë të bukura që jua kanë lënë këmbët me flluska? Por s’ka pse të jetë gjithnjë kështu.

Ja disa këshilla se si mund të kuptoni nëse një palë këpucë do t’ju vrasin, pa u larguar nga ende nga dyqani.

Ecni nëpër dyqan

Kur i provoni këpucët për herë të parë. Nuk mjafton thjesht të rrini mbi to dhe të bëni dy hapa. Bëni një shëtitje të vërtetë, dhe rritni perceptimin e ndjesisë në këmbë.

Nëse ndjeni presion në disa pika, aty ka probabilitet të zhvillohen flluska.

Kini kujdes me thembrën

Në pjesën e thembrës, prodhuesit e këpucëve zakonisht vendosin një lëndë përforcuese që është Arsyeja pse shpesh në këtë pjesë të këmbës formohen disa flluska si pasojë e fërkimit.

Mundohuni të përzgjidhni këpucë lëkure ose kamoshi pasi janë më të buta se materialet sintetike dhe përshtaten më shpejtë me formën e këmbës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat