Riparoni gërvishtjet në parket: Ju duhet vetëm një artikull

Life style

Riparoni gërvishtjet në parket: Ju duhet vetëm një artikull

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Pas disa kohësh, në çdo shtëpi ndodhin gërvishtje dhe dëmtime më të cekëta, të cilat i mbulojmë me tepihë dhe mobilie

Lëvizja e mobilieve, këpucët që i mbathin nëpër shtëpi, si dhe kalimi i kohës, çojnë në mënyrë të pashmangshme në gërvishtje në dyshemetë tona.

Pothuajse automatikisht, të gjithë ne përpiqemi t’i “maskojmë” me qilima apo mobilie.

Me këtë problem janë përballur shumë përdorues të rrjeteve sociale të cilët kanë shpërndarë një video në të cilën ndajnë me ne një truk të shpejtë dhe efektiv për të zgjidhur këtë problem.

Një video tregon se frutat arrore (të tilla si fëstëkët, lajthitë, arrat) mund të ndihmojnë në riparimin e gërvishtjeve të vogla dhe të cekëta.

Pra, vaji i frutave arrore kontribuon në hidratimin e drurit.

Kaloni gërvishtjet me arrat që keni në kuzhinë, ashtu si përdoruesit e rrjeteve sociale që ndanë këtë këshillë praktike me ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat