Sipas njerëzve, këto sjellje të pashëndetshme janë normalizuar dhe ky s'është lajm i mirë

Life style

Sipas njerëzve, këto sjellje të pashëndetshme janë normalizuar dhe ky s'është lajm i mirë

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

1. 

"Fakti që njerëzit mund të të kritikojnë në shansin e parë që ju jepet me justifikimin se thjesht po të "përgatisin" për botën e vërtetë. Harrojnë që shpesh kritikën e bëjnë në formë sulmi dhe kjo nuk ndihmon askënd."

2.

"Krahasimi me të tjerët. Eshtë sjellja më e pashëndetshme që mund të bëhet në çdo lloj raporti."

3.

"Nuk ka asnjë lloj justifikimi për vajzat që nuk janë në gjendje të ulen me njëra-tjetrën dhe të diskutojnë për problemet që kanë në lidhjet e tyre. Kjo do të ishte më e shëndetshme sesa të sulmonin pas krahëve apo të bënin thashetheme pa vlerë."

4.

"Fakti që ka disa njerëz që nuk pranojnë "jo" si përgjigje."

5.

"Pozitiviteti toksik është i tmerrshëm. Fakti që ty ta mbyllin gojën duke të thënë se duhet të jesh e lumtur kur thjesht s'je!"

6.

"Komplimentet ironike. 'Sa mirë bëre që i preve flokët me baluke, të mbulojnë aknet në zonën e ballit.' Sa më larg këtij prototipi."

7.

"Të detyrosh fëmijën e dikujt të të përqafojë është e tmerrshme." 

8.

"Të ndihmosh dikë vetëm për të thënë më pas që ai njeriu s'do të bënte kurrë asgjë pa ndihmën tënde."

9.

"Të detyrosh një introvert të bëhet ektrovert."

10.

"T'i japësh njerëzve këshilla rreth peshës kur s'ti kërkon askush. Komentet nuk ndihmojnë, vetëm sa e bëjnë tjetrin të ndihet më keq."

11.

"Të tregohesh i keq vetëm sepse e di që personi përballë të ka fiksim."

12.

"Të pyesësh një çift kur do të fejohet/martohet apo do të bëjë fëmijë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat