Nëse doni të jetoni gjatë, bëni mirë të ndiheni më të rinj nga çfarë jeni në realitet

Life style

Nëse doni të jetoni gjatë, bëni mirë të ndiheni më të rinj nga çfarë jeni në realitet

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Plakja është proces shumë natyral i jetës dhe pavarësisht se me kalimin e kohës shumë prej nesh i tremben gjithmonë e më shumë fryrjes së qirinjve, shkenca ka arritur në një tjetër përfundim interesant. Gjithçka është në trurin tonë dhe në mënyrën sesi i perceptojmë gjërat. Të ndiheni më të rinj nga ç'jeni ndikon në jetëgjatësinë dhe në shëndetin tuaj, sipas studimit të ri.

Çfarë tregon mosha subjektive për ju?

Të ndihesh më i ri (ose më i vjetër) nga ç'je në realitet tregon shumë për personalitetin e njeriut. Mosha me të cilën ne e shohim veten njihet si "moshë subjektive" dhe sipas psikologëve është një mekanizëm që përdor truri për të përballuar stresin që vjen me plakjen.

Sipas studimit, ata që ndihen më të rinj nga janë në të vërtetë janë më shumë ekstrovertë dhe të hapur ndaj eksperiencave të reja, krahasuar me moshatarët e tyre. Të kesh një shpirt të ri shpesh ngatërrohet me papjekurinë, por s'është kështu. Njerëzit fitojnë mençuri përmes eksperiencave, por çfarë ndryshon është mënyra sesi përgjigjen ndaj situatave. Njerëzit e këtij lloji kanë tendencën të kenë gjithnjë perspektivë pozitive dhe vetëkontrroll.

Kur kalojmë të 30-at duam të jemi edhe njëherë të vegjël

Kur jemi adoleshentë mezi presim ditën kur do të jemi zyrtarisht të rritur. Kur kjo ndodh, bëjmë të kundërtën. E vërteta është se pas të 30-ave fillojmë ta ulim moshën subjektive dhe ndihemi ndryshe në aspekte të ndryshme të jetës. 

Sa më shumë të ndiheni të rinj, aq më shumë shanse ka për të jetuar mirë. Niveli i stresit reduktohet ndjeshëm, shanset për t'u sëmurur dhe gjithashtu nevoja për të marrë trajtim të specializuar pas një sëmundjeje.

Parandaloni vetes depresionin

Duke menduar në këtë lloj forme, ulni shanset për të vuajtur nga depresioni. Pas një eksperimenti të kryer, pjesëmarrësit që ndiheshin 8 vite më të rinj se mosha e tyre aktuale nuk kishin të njëjtat probleme me pjesën tjetër që mendonte se ishin edhe më të vjetër nga mosha aktuale. Këta të fundit kanë 18%-25% shanse të vuajnë nga sëmundjet apo probleme të shëndetit mendor.

Mendërisht më të rinj, fizikisht më të fortë

Një sekret tjetër i moshës subjektive është që motivon aktivitetin fizik. Duke u ndjerë më të rinj, merrni ende kënaqësi nga aktiviteti fizik, apo një hobi të cilin e bëni me qejf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat