Si njerëzit emocionalisht inteligjentë përdorin rregullin e ‘delfinit blu’ për të kontrolluar mendimet negative

Life style

Si njerëzit emocionalisht inteligjentë përdorin rregullin e ‘delfinit blu’ për të kontrolluar mendimet negative

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Cili është ariu juaj i bardhë? Në psikologji, problemi i “ariut të bardhë” (i njohur edhe si teoria e procesit ironik), thotë se përpjekjet për të shtypur mendime të caktuara mund të rrisin frekuencën e tyre.

Ideja u zhvillua nga psikologu i Harvardit Daniel Wegner në fund të viteve 1980 dhe i referohet një citimi në një ese të shkrimtarit rus Fyodor Dostoevsky nga më shumë se një shekull më parë: “Përpiquni t’i bëni vetes këtë detyrë: të mos mendoni për një ari polar dhe do të shihni që ai do të vijë në mendje çdo minutë”.

Siç mund ta shihni, mendimi i ndrydhur kthehet me një hakmarrje, shpesh duke rritur ngarkesën emocionale. Për shembull, ariu juaj i bardhë mund të jetë ideja për të bërë një blerje që vërtet nuk mund ta përballoni. Por sa më shumë të përpiqeni ta shtyni atë, aq më shumë e dëshironi. Ose ndoshta ju shkoni në një takim me mendimin e qëndrueshëm “Mos u nervozoni” – që sigurisht, vetëm sa e përkeqëson ankthin tuaj. Pra, si t’i pushtoni arinjtë tuaj të bardhë? Ju duhet një delfin blu. 

Si ju ndihmon delfini blu të kontrolloni mendimet dhe emocionet tuaja?

Një pjesë e rëndësishme e inteligjencës emocionale, aftësia për të kuptuar dhe menaxhuar emocionet, përfshin të mësuarit se si të pushtoni arinjtë tuaj të bardhë. Dhe çelësi i parë për ta bërë është të njohësh këtë: ndërsa nuk ke kontroll mbi mendimet që të hyjnë në mendje, ti ke kontroll mbi sa kohë qëndron në ato mendime.

Por si ta hiqni nga koka ariun e bardhë?

Wegner ndau një sërë strategjish gjatë viteve. Por ajo që kam gjetur më të suksesshme përfshin gjetjen e një pike tjetër përqendrimi, diçka që të largon nga fokusimi te ariu i bardhë. Më pëlqen ta quaj këtë “delfin blu”. Një delfin blu është një mendim zëvendësues. Është një “go-to”, diçka në të cilën mund ta ndryshoni menjëherë fokusin nëse ju vjen në mendje ariu i bardhë.

Le të kthehemi te shembujt tanë fillestarë. Nëse ariu juaj i bardhë po bën një blerje që nuk mund ta përballoni, si një makinë e re që është shumë e shtrenjtë, gjërat mund të fillojnë mjaftueshëm pafajshëm. Fillon me shikimin e makinës në internet. Pastaj filloni të shikoni komente në YouTube. Më në fund, ju bindni veten të shkoni ta provoni, thjesht për argëtim, thoni ju. Përpara se ta kuptoni, keni bërë një blerje për të cilën ka të ngjarë të pendoheni.

Por, çfarë ndodh nëse, në vend të kësaj, do ta kishit planifikuar përpara? Herën tjetër që ju vjen në mendje ta kërkoni atë makinë në internet, menjëherë filloni të hulumtoni diçka tjetër. Zëvendësimi juaj duhet të jetë diçka po aq argëtuese ose e këndshme, por që i përshtatet buxhetit tuaj. Ndoshta është një udhëtim që dëshironi të bëni, ose një makinë tjetër që është më e përballueshme.

Ose, në shembullin e takimit, sa herë që ju hyn në mendje mendimi “Mos u nervozoni”, menjëherë i thoni vetes: “Jam shumë i emocionuar. Kjo do të shkojë shumë mirë”. Tani, ju jeni duke shfrytëzuar një potencial negativ – energjinë tuaj nervore – dhe po e transformoni atë në një pozitive. Mbani mend, nuk do të jeni në gjendje t’i bëni arinjtë tuaj të bardhë që të mos shfaqen. Por delfini juaj blu do të sigurohet që ai të mos qëndrojë për një kohë të gjatë. Kjo do t’ju ndihmojë t’i bëni mendimet dhe emocionet të funksionojnë për ju, në vend që të jenë kundër jush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat