Çfarë e shkakton xhelozinë në një marrëdhënie?

Life style

Çfarë e shkakton xhelozinë në një marrëdhënie?

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 06:57
Ilustrim

Prania e xhelozisë në marrëdhënien tuaj është një problem që nuk duhet anashkaluar. Shpeshherë thuhet se xhelozia është shenjë e dashurisë, por sa e vërtetë është kjo? Në fakt, nëse partneri juaj është xheloz nuk ka të bëjë me dashurinë, por me pasigurinë për të ardhmen.

Për të shmangur këtë periudhë të vështirë në marrëdhënien tuaj ju duhet të dini çfarë e shkakton xhelozinë:

1- Vetëbesimi i ulët

2. Tendenca për të ndryshuar shpesh humorin, gjendja e ankthit dhe paqëndrueshmëria emocionale.

3.Varësia që keni ndaj partnerit.

4-Frika nga mendimi se nuk je e mirë mjaftueshëm për partnerin tënd.

5- Një frikë kronike që të bën të mendosh vazhdimisht se partneri s’do të të dojë mjaftueshëm apo mund të të braktisë në një moment apo një tjetër.

Nëse partneri juaj shfaq xhelozi ekstreme, është shumë e rëndësishme t’i siguruni dashurinë dhe interesin që keni ndaj tij/saj. Por nëse, anasjelltas, jeni ju xhelozë për partnerin tuaj, atëherë duhet të shmangni dyshimet tuaja dhe përpiquni të mos krijoni situata që nuk ekzistojnë.

Komunikimi është çelësi i një marrëdhënie të shëndetshme. Kujdes me mënyrën sesi flisni sepse nëse përdorni ironi apo inat nuk do të bëni gjë tjetër veçse të krijoni zënka të padobishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat