5 objektiva për vitin e ri që mund t’jua ndryshojnë me të vërtetë jetën

Life style

5 objektiva për vitin e ri që mund t’jua ndryshojnë me të vërtetë jetën

Më: 11 janar 2022 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

2021-shi na ka bërë padyshim shumë më të ndërgjegjshëm për shëndetin, duke e renditur atë shumë lart në listën e prioriteteve tona. Nga ana tjetër, asnjëherë më tepër se dy vitet e fundit nuk e kishim kuptuar më shumë rëndësinë e të qenit pranë të dashurve tanë. Në vitin e ardhshëm, objektivat e shumë prej nesh duken të fokusohen tek vetja dhe tek familja.

Por, cilat janë objektivat konkrete që mund të na e ndryshojnë me të vërtetë jetën në këtë vit të ri? Më poshtë, një listë me sugjerime.

1. Hiq dorë nga cigarja!

Nëse ende nuk e ke bërë, më mirë vonë sesa kurrë për të hequr dorë nga cigarja, e cila sa herë e ndezim bashkë me tymin çliron deri në 6,000 kimikate! E dinit se 100 përbërës së tymit të cigares janë të vërtetuar me shkencë se shkaktojnë sëmundje?

Cigarja është një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve të parandalueshme nëpër botë. Ndaj, këtë vit të ri vendosjani si qëllim vetes që të hiqni dorë njëherë e përgjithmonë nga tymi! Në nuk mundshi, së paku zëvendësojeni atë me produkte me risk të reduktuar, siç janë pajisjet me ngrohje, të cilat çlirojnë nikotinë por jo tym dhe janë studiuar se mund ta reduktojnë çlirimin e kimikateve të dëmshme deri në 95%.

2. Fillo të mendosh për gjurmën tënde të karbonit

E gjithë dekada e re duket se po fokusohet tek reduktimi i “gjurmës së karbonit”- thënë ndryshe, niveli i karbonit që secili prej nesh emeton thjesht duke jetuar. Disa prej veprimeve tona të përditshme, si tymosja e cigares; ngarja e makinave me gaz- veçanërisht kur këto janë të vjetra- apo edhe blerja e veshjeve të modës së shpejtë gjatë prodhimit të së cilave çlirohet një sasi e madhe karboni dhe ndotësish të tjerë të mjedisit; të gjitha këto veprime në dukje të pafajshme të përditshmërisë sonë po i sjellin dëme të pashlyeshme planetit. Ndaj, është shumë e rëndësishme të fillojmë të mendojmë për të pakësuar gjurmën tonë të karbonit duke zëvendësuar makinën me biçikletë, t’i ripërdorim veshjet sa më gjatë dhe të mos tymosim cigare, në të kundërt ta zëvendësojmë me produkte alternative pa tym.

3. Kalo të paktën 1 ditë në javë pa parë email-in apo pa parë telefonin

Shkëputja e plotë nga puna të paktën 1 herë në javë është shumë e rëndësishme për të rimenduar pozicionimin që kemi në lidhje me botën dhe të tjerët. Duke e parë çdo situatë si një i jashtëm, mund të mendosh më ftohtë dhe të marrësh vendime të dobishme.

4. Zgjidh një sport që të pëlqen

Nëse nuk të ka funksionuar me palestrën, mbase është koha të rikonsiderosh zgjedhjen e një sporti që të të pëlqejë dhe të të argëtojë. Provo pilates, joga, zumba, ose fillo të luash tenis. Vullneti nuk është gjithçka duhet për të performuar mirë, ndonjëherë është shumë e rëndësishme dëshira.

5. Rikthehu tek librat

Shumë prej nesh do të gënjenim veten nëse do të thonim se jeta e shpejtë dhe nevoja për të shfrytëzuar orët e pakta që na mbeten nga puna për të qëndruar socialë, nuk na kanë shkëputur prej librit. Një prej objektivave të këtij viti duhet të jetë që t’i kthehemi leximit. Arsyeja? Provo të lexosh, që ta kujtosh se përse në fëmijëri kaloje me orë të tëra duke lexuar libra. Një studim i Universitetit të Sussex-it në 2009-ën tregoi se të lexuarit mund ta reduktojë stresin deri në 68%, ndaj të lexuarit është po aq i rëndësishëm sa sporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat