Kosi dhe portokalli krijojnë maskën që ju dhuron lëkurën e ëndrrave

Life style

Kosi dhe portokalli krijojnë maskën që ju dhuron lëkurën e ëndrrave

Më: 7 janar 2022 Në ora: 06:36
Ilustrim

Kujt i nevojiten maskat e shtrenjta për fytyrë kur mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi me metoda alternative. Kosi dhe portokalli janë një dyshe e pagabueshme. Nëse i kombinoni bashkë, do të përfitoni një maskë shumë të mirë për fytyrën.

Përbërësit:

1 lugë çaji kos
lëng nga ¼ e portokallit
1 lugë çaji mjaltë

Përzini bashkë kosin, portokallin dhe mjaltin derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë me një furçë ose me mollëzat e gishtave. Mbajeni për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Kjo maskë, sipas Living, do të ushqejë fytyrën tuaj dhe do ta bëjë atë duket më e pastër dhe më e shëndetshme se kurrë më parë. Këshillohet të përdoret dy herë në javë.

Kosi është shumë i mirë për lëkurën. Ai ndihmon në mbylljen e poreve dhe e mban lëkurën të shëndetshme. Por jo më pak i rëndësishëm është edhe portokalli. Ai është i pasur me vitaminë C, kalium dhe acid folik. Vitamina C prodhon kolagjen dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat