5 arsye pse të uleni familjarisht për të ngrënë i bën mirë fëmijës suaj

Life style

5 arsye pse të uleni familjarisht për të ngrënë i bën mirë fëmijës suaj

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Shumë prej nesh, e kanë të ruajtur në kujtime atë mengjesin ku janë të gjithë rreth tryezës, duke ngrënë ndërkohë që shihni në TV programet e preferuara. Jo pa arsye një kujtim i tillë është gjithmonë i pranishëm, pasi rezulton që ngrënia e vakteve si një familje, vjen me shumë përfitime për fëmijët. 

Një vakt familjar ka fuqinë të rregullojë shumë gjëra, edhe në plan afatgjatë kur fëmija të rritet. 

1. Ata mësojnë prej jush zakone të mira

Fëmijët kanë tendencën t'i imitojnë prindërit, prandaj tregohuni të kujdesshëm kur konsumoni vaktin e radhës. Eshtë shansi juaj për t'i mësuar fëmijëve si të konsumojnë siç duhet një vakt. Përveç kësaj, aftësitë e komunikimit dhe sjelljes sociale mësohen gjithashtu gjatë vakteve familjare.

2. Janë nxënës më të mirë në shkollë

Njerëzit që konsumojnë ushqimin me prindërit është parë që marrin nota më të mira krahasuar me ata që ushqehen vetëm. Kjo sepse vaktet që prindërit shërbejnë janë më shumë të shëndetshme. Për më tepër, janë më të zotë të përballen me problemet që dalin gjatë orëve të shkollës. 

3. Ushqimi që hanë është më i shëndetshëm

Duke ngrënë bashkë si një familje, i mësoni fëmijët të konsumojnë gjëra të shëndetshme. Kur hanë larg shtëpisë, gjasat që të konsumojn ushqime të shpejta dhe të pashëdetshme janë më të larta. Konsumimi i vakteve familjare redukon obezitetin tek të vegjëlit gjatë adoleshencës së tyre.

4. Ju tregojnë më shumë gjëra

Një ambient i ngrohtë familjar, e bën fëmijën të ndihet më shumë rehat dhe të flasë për gjërat e tij më hapur. Referuar studimeve, komunikimi i të rinjve me prindërit ishte shumë më i shëndetshëm gjatë një vakti të konsumuar bashkë. Të gjithë pjesëtarët tregojnë diçka nga jeta e tyre, duke e bërë lidhjen edhe më të fortë.

5. Edhe siguria në vete rritet

Duke u fokusuar në biseda dhe duke u përqëndruar tek ushqimi, vetëbesimi i fëmijës rritet. Ata ndërveprojnë me më shumë sukses dhe kanë më pak shanse që gjatë adoleshencës të përjetojnë depresion ose ankth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat