Mëso se si të falësh më lehtë me këto hapa

Life style

Mëso se si të falësh më lehtë me këto hapa

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Të falësh dhe të harrosh është ajo çfarë mësojmë në shkollë. Por a është e lehtë ta falësh dikë shpejt? Dhe si mund t’ia dalësh mbanë ta harrosh dhimbjen dhe vuajtjen që ke kaluar?

Unë mendoj se të falësh do të thotë të shërohesh. Ndonjëherë duke u kapur pas diçkaje, është më e dhimbshme se sa të heqësh dorë. Pra, ne gjendemi përpara dy zgjedhjeve, ose të heqim dorë nga ndjenjat e trishta që kemi mbajtur në zemrat tona, ose të harrojmë dhe të ecim përpara.

Fazat e faljes janë këto. Së pari, vjen lëndimi. Në këtë fazë ne lëndohemi nga personi tjetër dhe shpesh bëjmë gabimin duke i mbajtur ndjenjat përbrenda, ndërkohë që duhet të flasim për ndjenjat dhe emocionet tona në mënyrë që të ndihemi më mirë.
Së dyti, ndiejmë urrejtje për personin që na ka lënduar. Por a ia vlen të grumbullojmë kaq shumë negativitet brenda nesh? Jo. Duhet të përqendrohemi tek gabimi, jo tek personi që ka gabuar.
Së treti, shtohet negativiteti duke menduar se ndihesh më i fuqishëm duke e dënuar personin tjetër me faj. Kjo është një formë kënaqësie sadiste dhe sigurisht të mundon përbrenda.
Së fundi, vjen faza e faljes. Për të falur në ju sugjerojmë disa hapa:

Pranoje dhimbjen.
Pranoje dhimbjen që ndjen në zemrën tënde. Kuptoje se çfarë të lëndon dhe binde veten se falja është hapi më i mirë që mund të ndërmarrësh, për t’u ndjerë në paqe me veten.

Mendohu përpara se të vendosësh.
Mendohu mirë përpara se të marrësh çdo vendim. Çfarë të shkaktoi realisht dhimbje? A ia vlen kaq shumë sakrificë? Përpara se të vendosësh të mos e falësh personin tjetër, sigurohu të kesh konsideruar gjithë argumentat e mundshëm.

Pranoje të shkuarën.
Është momenti ta pranosh të shkuarën, pasi as nuk e ndryshon dot, por as nuk ia vlen të mbash inate për të shkuarën. Ky është hapi më i rëndësishëm drejt faljes së dikujt që të ka shkaktuar dhimbje.

Merr vendimin.
Në këtë hap duhet të vendosni se çfarë do të bëni, të falni apo jo. Personalisht mendoj se në këtë hap merret vendimi nëse do t’i jepni fund procesit të faljes, apo do të vazhdoni të mbani inate.

Nxirr mësim.
Hapi i fundit është të kuptosh çfarë është e rëndësishme për ty. Inati apo paqja? Mendo se çfarë ke përfituar nga falja, sepse në fund të fundit, falja nuk është për personin tjetër. Është për të mirën tënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat