“Po kërkoja për ditëlindjen e saj të 50-të, por...” 23-vjeçari merr tronditjen e jetës kur sheh fotot nudo të nënës

Life style

“Po kërkoja për ditëlindjen e saj të 50-të, por...” 23-vjeçari merr tronditjen e jetës kur sheh fotot nudo të nënës

Nga: Bota sot Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Një djalosh 23-vjeçar, ka thënë se është shokuar, kur ka parë fotografitë e zhveshura, të nënës së tij. Ai ka thënë për ‘The Sun” se është shumë i shqetësuar për atë që ka parë dhe ka kërkuar këshillë nga psikologia, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i tij i plotë:

E dashur psikologe: Nëna ime ka qenë gjithmonë shumë e sigurt për trupin e saj - dhe, duke u rritur, miqve të mi u pëlqente të vinin për të luajtur.

I gjeja rregullisht duke i ngulur sytë në disa portrete të zhveshura, që ajo kishte ngritur në mur në korridor dhe tualet.

Ato ishin foto me shije dhe përveç pjesës së poshtme, mbulohej edhe modestia e saj.

Por së fundmi, teksa po kërkoja foto për ditëlindjen e saj të 50-të, mora tronditjen e jetës sime.

Gjeta një koleksion shumë më të zymtë imazhesh, të cilat tregonin absolutisht gjithçka.

Unë nuk mund t'i shoh imazhet dhe kjo më bën të ndihem shumë i shqetësuar.

Çfarë mund të bëj? Mami është 49-vjeçare dhe unë jam 23.

Përgjigjja e psikologes:

Paketoni këto foto dhe vendosini në një sirtar.

Mamaja juaj nuk do të kishte dashur kurrë që ju t'i shihnit imazhet e saj private, të cilat pa dyshim janë bërë vetëm për kënaqësinë e saj dhe partnerit të saj.

Këto nuk ndryshojnë në asnjë mënyrë marrëdhënien tuaj nënë-bir, ndaj përpiquni t'i largoni nga mendja./Botasot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat