Si ta bëni fëmijën tuaj të heqë dorë nga kafshimi i thonjve?

Life style

Si ta bëni fëmijën tuaj të heqë dorë nga kafshimi i thonjve?

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Rreth 50 përqind e fëmijëve nga mosha 10-18 vjeç kafshojnë thonjtë e tyre herë pas herë dhe për shumë fëmijë ky zakon fillon në një moshë edhe më të re. Sipas ekspertëve, është një nga “zakonet nervore” më të zakonshme, ku përfshihet edhe përdredhja e flokëve dhe thithja e gishtit të madh.

Në mënyrë tipike, ajo karakterizohet si sjellje e përsëritur. Ndërsa disa fëmijë hanë thonjtë e tyre sepse janë të mërzitur, të tjerë nuk dinë çfarë të bëjnë tjetër kur ndihen të stresuar. Kafshimi i thonjve mund të jetë vetë-shërues. Për ta bërë fëmijën tuaj të heqë dorë nga ky zakon, ndiqni këto këshilla, shkruan abcnews.al

Pritini thonjtë çdo ditë

Prerja e thonjve të fëmijës suaj zvogëlon zonën poshtë thonjve – dhe do të thotë që më pak papastërti dhe baktere mund të grumbullohen dhe të futen në gojën e tyre. Sigurohuni që të prisni dhe kutikulat në mënyrë që të mos i kafshojnë fëmijët.

Mbajini duart e tij të zëna

Shumë shpesh fëmijët hanë thonjtë pa e kuptuar, ndaj është mirë t’u jepni atyre diçka tjetër për të bërë. Lërini të mbajnë lodra, rruaza apo ndonjë gjë tjetër për të luajtur. Nëse kafshojnë thonjtë ndërsa iu lexoni përralla, kërkojini atyre që të kthejnë faqet e librit që t’i mbajnë duart e zëna.

Bisedoni me fëmijën tuaj

Bisedoni me fëmijën tuaj për të zbuluar se cilat nga gjërat që ndodhin në shtëpi ose në shkollë shkaktojnë stres. Jini të dashur me të dhe jepini kohë për t’ju besuar.

Mos harroni: Kur kafshimi i thonjve është i vazhdueshëm dhe intensiv dhe fëmija mund të mishërojë ankthin, pasiguritë dhe frikën e tij, nuk duhet të hezitoni dhe të konsultoheni me një psikolog fëmijësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat