Këto janë arsyet që po nxisin dëshirën tuaj

Life style

Këto janë arsyet që po nxisin dëshirën tuaj

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Edhe pse një libido e lartë është shenjë e shëndetit të mirë, nganjëherë mund të bëhet paksa e vështirë të kontrolloni mendimet tuaja.

Dallimet që mund të përjetoni sa i përket dëshirave seksuale, mund të jenë të ndikuara nga disa faktorë.

Faktori më i rëndësishmi dhe më i shpeshti mund të themi është ndryshimi i niveleve të hormoneve. Hormonet e seksit janë estrogjeni, progesteroni dhe testosteroni. Gjatë jetës tuaj ato vazhdimisht janë në nivele të ndryshme, gjë që ndikon në dëshirën apo mungesën e dëshirës për seks.

Këto hormone mund të ndikohen nga sasia e gjumit, ushqimi që hani, gjendja emocionale dhe psikike, problemet fizike ose shëndetësore.

Para ovulimit, femrat kanë nivele më të larta të estrogjenit, duke i bërë ato të dëshirojnë më shumë seks, shkruan lajmi.net. Ndërsa tek burrat, hormoni që i nxitë ata të bëjnë seks është testosteroni, i cili vërehet në nivele më të larta tek meshkujt e rinj, ose ata që janë aktiv dhe sportiv.

Gjithashtu një studim i bërë në vitin 2016, vërtetoi se gratë pasi të hynë në menopauzë do të përjetojnë ndryshime hormonale që do të nxitë dëshirën e tyre për të kryer akte seksuale shumë më shumë se më parë.

Një faktorë tjetër që ndikon është edhe mosha. Për shembull, tek djemtë adoleshentë, prodhimi i testosteronit në trup ngrihet për 10 herë.

Ndërsa tek femrat, mosha e mesme dëshiron më shumë të jenë aktiv seksualisht sesa femrat e reja. Një studim i vitit 2010 vërtetoi se mosha gjatë të cilës femrat dëshirojnë më shumë të jenë aktive seksualisht është mes 27 dhe 45 vjeçe.

Faktori i fundit është gjithashtu edhe lidhja seksuale në të cilën jeni. Nëse partneri juaj arrin të plotësoj nevojat tuaja dhe të iu jap kënaqësi, do të ndikoj që të dëshirat e tuaja, duke iu bërë të keni nevojë për seks edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat