47-vjeçarja shokohet nga kërkesa e pazakontë e burrit: Të bëjmë seks me ...

Life style

47-vjeçarja shokohet nga kërkesa e pazakontë e burrit: Të bëjmë seks me ...

Nga: Bota sot Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Një grua 47-vjeçare ka rrëfyer për jetën e saj seksuale me bashkëshortin e saj. Ajo ka thënë se për shkak të marrëdhënies së keqe me burrin, është ndier e shokuar kur ky i fundit i ka propozuar asaj seks treshe, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i saj i plotë për “The Sun”:

E dashur psikologe: Burri im do të donte të provonte një treshe, por unë nuk mendoj se kjo do t'i zgjidhë problemet tona.

Ne jemi së bashku qe 20 vjet, por tri vitet e fundit kanë qenë të vështira. Ne nuk jemi aspak intimë dhe vështirë se flasim me njëri-tjetrin.

Ai është 46-vjeçar, ndërsa unë jam 47-vjeçare.

Ai i kthen gjërat për të më bërë të dukem keq kur unë as nuk e filloj debatin.

Derisa po flisnim për marrëdhënien tonë dhe sa keq ishin gjërat, ai tha: "Do të doja të bëja seks me ty dhe dikë tjetër".

Unë u trondita. Nuk dua ta bëj vërtet dhe nuk jam e sigurt se do të ndihmonte.

Çfarë mendoni ju?

Përgjigjja e psikologes:

Derisa një treshe mund të jetë argëtuese për disa çifte, për një çift si ju të dy me probleme, sjellja e një pale të tretë me siguri do të shtonte komplikime të mëtejshme në jetën tuaj. Nuk do ta ndihmonte marrëdhënien tuaj.

Në vend të kësaj, sugjeroni burrit tuaj që të keni disa këshilla për çifte nëpërmjet tavistockrelationships.org, për t'ju kujtuar pse keni rënë në dashuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat