Shprehjet që nuk duhen përdorur kur një fëmijë grindet

Life style

Shprehjet që nuk duhen përdorur kur një fëmijë grindet

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Këto shprehje dëmtojnë fëmijën tuaj shumë!

Specialistët kanë konstatuar që fjalët apo shprehjet e duhura, nuk janë të parat që vijnë në mend, kur duhet qetësuar një fëmijë tekanjoz apo që grindet.

Ata kanë grupuar një seri shprehjesh që duhen shmangur dhe të mos i përdorim edhe pse janë të parat që vijnë në mend.

Shprehjet e më poshtme janë disa prej atyre që duhen shmangur:

Mjaft i hodhe gjërat përtokë

Fëmijët e rritur nuk sillen kështu

Mos guxo të gjuash

Po sillesh shumë keq

Tani do të dënoj

Shko laj shpejt dhëmbët

Ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë

Mjaft, fëmijë qaraman

Pusho, nuk të dëgjoj

Sa herë duhet ta përsëris

Po më turpëron në sy të të tjerëve

Ik që këtu

Do të të çoj në banjë

Mjaft bërtite

Të kisha thënë por nuk dëgjon

Po humbas durimin

Këto shprehje janë organizuar në fjali urdhërore. Fjalia urdhërore krijon te njeriu gjendje alarmi dhe jo qetësie si në rastin e fjalisë dëftore.

Gjithashtu tregon që i rrituri ka humbur durimin, përton të qetësojë veten dhe të ndihmojë fëmijën të superojë këtë situatë. I rrituri “i bie shkurt”, urdhëron dhe kërcënon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat