Gjashtë shenjat e horoskopit që “vdesin” për të ngrënë

Life style

Gjashtë shenjat e horoskopit që “vdesin” për të ngrënë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

A jeni dhe ju tipi që thjesht pëlqen të hajë? A jetoni për të ngrënë apo hani për të jetuar? Kur jeni në një event social, gjëja e parë që ju vjen në mendje është ushqimi dhe pijet që shërbehen. Kur mendoni për këtë thellë, mund të mendoni se jeni shumë grykës, por kjo është një mënyrë e ashpër për të përshkruar veten. Ju thjesht e doni ushqimin,  ju jeni një ushqim-dashës!

Nuk jeni i sigurt pse juve personalisht apo dikujt tjetër i pëlqen kaq shumë ushqimi, përgjigja mund të jetë muaji kur keni lindur.

Yjet dhe trupat e tjerë qiellorë ndikojnë në personalitetin dhe sjelljen tuaj dhe kjo përfshin edhe preferencën tuaj për ushqim.

Por cilët janë adhuruesit më të mëdhenj të ushqimit sipas shenjave të zodiakut? Le t’i zbulojmë së bashku më poshtë:

Demi është shenja që gjen siguri çdo gjë që është materiale. Burrat dhe gratë që kanë lindur nën shenjën e demit t tërhiqen nga gjërat që mund t’i ndjejnë, prekin dhe…t’i hanë. Dhe kjo është arsyeja më e madhe që Demat janë adhurues absolut të ushqimit.

Peshorja: Peshoret e duan ushqimin e shijshëm njësoj si Demi. Ato gjithashtu vlerësojnë ushqimin me cilësi të lartë dhe njihen si gustator. Ata do hanë çfarë të duan dhe kur të duan.

Peshqit e duan ushqimin e cilësuar si “junk food” dhe janë të hapur për të provuar shije të reja në kuzhinë. Ata janë dashamirës të ushqimit të gjithanshëm.

Luanët gjithashtu e dashurojnë ushqimin. Por ata nuk janë tipa që preferojnë “junk food” dhe nuk njihen si persona të thjeshtë kur vjen puna tek kuzhina.. Ata duan të hanë ushqim që është i shtrenjtë dhe shkojnë vetëm për çdo gjë që është specialitet.

Deshët e duan shumë ushqimin dhe janë të gatshëm të provojnë lloje të ndryshme ushqimesh. Ata gjithashtu duan të hanë ushqime pikant dhe ekzotike, pasi nuk kanë frikë të eksperimentojnë. Ata kanë goxha oreks dhe mund të hanë 5 ose 6 vakte në ditë në vend të 3 vakteve standarde.

Shigjetari e dashruon ushqimin që është i huaj dhe ekzotik. Ata nuk janë fare për ushqimet e gatshme, ndryshe nga Peshqit.

Ata janë ngrënës aventurierë që janë të etur të provojnë restorantin e ri në qendër të qytetit që shërben menu të larmishme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat