Këto zakone po shkatërrojnë thonjtë tuaj

Life style

Këto zakone po shkatërrojnë thonjtë tuaj

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Sigurohuni që të mos bëni asnjë nga këto gabime të mëposhtme, për të mos i dëmtuar thonjtë tuaj.

Pritni kutikulat tuaja

Ju mendoni se prerja e kutikulave siguron thonj të rregulluar mirë, por në të vërtetë shkaktoni dëmtime të vogla. Në vend që t’i prisni, kujdesuni duke aplikuar një vaj të veçantë.

Nuk hani shëndetshëm

Produktet e qumështit, mishi, ushqimet e detit, arrat dhe drithërat janë disa nga ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj nëse doni thonj të fortë.

Bëni xhel dhe manikyr akrilik

Thonjtë duken shumë bukur pas një vizite tek estetisti por pasi të hiqet ky material, nuk do të keni thonj të shëndetshëm.

Ju nuk kujdeseni për hidratimin e tyre

Mbani doreza kur bëni punë shtëpie. Aplikoni shpesh krem. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat