9 pyetje për të thyer akullin në takimin e parë

Life style

9 pyetje për të thyer akullin në takimin e parë

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

1. Pasi të keni mbaruar bisedat e para bazike, pyetini nëse kanë qejf qentë apo macet.

Mund të nisë një bisedë e gjatë përmes të cilës mësoni shumë.

2. Pyeteni për koncertin ose eventin e fundit në të cilin kanë marrë pjesë

Mund të zbuloni më shumë për jetën e tyre sociale dhe mbi të gjitha nëse keni të njëjtat shije. Që është shumë e rëndësishme.

3. Pyeteni se çfarë do të bëni nëse nesër do ta kishin pushim nga puna.

Të gjithë e shpenzojmë ndryshe kohën e lirë, por duke i bërë këtë pyetje do të mësoni për konceptin e tij rreth argëtimit. Si i shijon pushimet, a është spontan apo jo dhe çfarë i pëlqen zakonisht të bëjë.

4. Pyeteni cilat janë figurat që marrin për shembull dhe pse.

Çfarë i frymëzon, motivon dhe pse pikërisht ata njerëz.

5. Mund të flisni për pushimet më të mira që kanë kaluar ndonjëherë

Bisedat rreth pushimeve s'janë kurrë të mërzitshme! 

6. Pyetini për gjënë më frymëzuese që kanë lexuar kohët e fundit.

Çfarë i ka "zgjuar" ata? Çfarë lexojnë dhe çfarë i frymëzon është një tjetër dritare që ju bën të kuptoni më shumë rreth botës së tyre.

7. Pyeteni diçka për rreth asaj që kanë veshur

Pasi t'i keni komplimentuar provoni t'i pyesni për të kuptuar më shumë shijet e tyre.

8. Çfarë ka në listën e tyre të dëshirave?

Udhëtimet, qëllimet, planet afatgjata.

9. Pyetini për gjënë më të çmendur që kanë bërë ndonjëherë.

Vetëm se duhet t'i kërkoni të jenë të vërtetë! Edhe kështu do të mësoni shumë për njëri-tjetrin, impulsivitetin, pasionet dhe temperamentin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat