Ndizeni zjarrin në çift me këto lojëra të thjeshta

Life style

Ndizeni zjarrin në çift me këto lojëra të thjeshta

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 08:28
Ilustrim

Lojrat janë mënyra më e mirë për të njohur dikë dhe mbi të gjitha argëtuese. Ama kuyr vjen puna tek çiftet mund të rikthejnë pasionin dhe të luajnë një rol me rëndësi në forcimin e raportit.

Disa nga lojrat që sugjerohen nga psikologët t’i keni parasysh, nëse marrëdhënia është disi në ngërç, janë:

Kërkimi i thesarit – E luani jashtë ose brenda, nuk ka shumë rëndësi. Kjo lojë do ju argëtojë shumë.

Kubat e akullit – Për ju që jeni ca më të orientuar seksualisht, kjo është loja e duhur për ta bërë seksin më të bukur. Merrni ca kuba akulli dhe luani me to duke i lëvizur në trupin e partnerit.

Konktakti me sy – E keni provuar me siguri kur ishit të vegjël. E shikonit njëri-tjetrin derisa njëri të dorëzohej dhe të puliste sytë. Në çift, kjo lojë bëhet edhe më e bukur e merr një ngjyrim romantik. Ai me siguri do dojë t’iu puthë.

Loja me pyetje – Bëni pyetje për gjërat që dini për njëri-tjetrin, e kështu do zbuloni ca gjëra të reja, ose do kuptoni se e njihni shumë mirë partnerin.

E vërtetë apo sfidë – Kjo lojë është padyshim më argëtuesja dhe sfiduesja. Bëni një pyetje të vështirë dhe vëreni në sfidë ose do zbuloni një të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat