Ja se si kujdeset Sarah Jessica Parker për lëkurën e saj

Life style

Ja se si kujdeset Sarah Jessica Parker për lëkurën e saj

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 23:50
Sarah Jessica

Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis kanë hyrë në dekadën e pestë, gjë që nuk mund të vërehet tek ato. Dhe cili është sekreti i tyre, zbulon aktorja kryesore

Si e kuron lëkurën e saj Sarah Jessica Parker?

– I laj flokët, dhëmbët dhe përdor perin e dhëmbëve. I rruaj këmbët dhe vë deodorant. Ritualet e mia të bukurisë janë të thjeshta, ka thënë Sara disa vjet më parë.

Sara gjithashtu ka thënë se qëndrimi i saj ndaj bukurisë nuk ka ndryshuar shumë.

– Do të ishte e gabuar të thuash që nuk jam sqimatare. Por unë mendoj se, me kalimin e kohës, ne blejmë gjëra që na pëlqejnë, mësojmë të grimohemi në një mënyrë që të na bëjë të ndihemi rehat. Dhe në fund të qëndrojmë besnikë ndaj vetes në atë rrugë.

Dhe çfarë e bën që Sara të ndihet mirë?

Hidratimi

Sara ka pranuar se nuk shkon askund pa serumin e hidratimit.

– Unë e përdor atë çdo ditë, dhe kanë filluar ta përdorin atë edhe fëmijët e mi.

Krem për rrezitje

Përveç serumit hidratues, Sara patjetër përdor krem me faktor mbrojtës.

– Mundohem ta aplikoj sa herë që dal jashtë. Unë nuk jam gjithmonë shumë e zellshme, por përpiqem.

Buzëkuq kremoz

Sara është një adhuruese e buzëkuqve kremozë dhe zgjedh ngjyrat rozë-pjeshkë që përputhen me tenin e saj.

Flokë të harlisur

Ajo përpiqet të vendosë maska ushqyese në flokët e saj të harlisur dhe kaçurrelë, dhe çdo herë pas larjes, një kondicioner me llak është i detyrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat