Njihuni me përdorimet e jashtëzakonshme të vazelinës

Life style

Njihuni me përdorimet e jashtëzakonshme të vazelinës

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Keni menduar ndonjëherë se cili është ai produkt të cilin e keni në shtëpi, por nuk e përdorni prej vitesh? Mund të jetë një çantë, një veshje e caktuar ose vazelina, të cilën me siguri e keni diku në ndonjë cep, ose edhe në derën e frigoriferit, pa ditur se një produkt kaq i lirë vlen më shumë se 10 të shtrenjta së bashku. Pasi të lexoni artikullin e mëposhtëm, jo vetëm që do e përdorni, por edhe do të na falënderoni.

Në Living kemi shkruar vazhdimisht për parfumet. Nëse i keni humbur artikujt e mëparshëm, mund t’i lexoni duke klikuar titujt e mëposhtëm Truku çudibërës, ja çfarë ndodh nëse hidhni pak parfum në kërthizë ?, 4 truke të thjeshta që parfumi juaj të zgjasë deri ditën tjetër,Këshilla praktike si të zgjidhni parfumin e duhur sipas karakterit tuaj,Të gjitha gabimet që bëni kur lyheni me parfum. Por kurrë më parë nuk ju kemi shpjeguar lidhjen e parfumit me vazelinën. Ndryshe nga ç’mendoni, për të patur gjithmonë aromë të mirë nuk mjafton vetëm të blini një parfum të shtrenjtë, mjaftoni të lyeni me vazelinë qafën, bërrylat dhe kërthizën, e trupi juaj do të kundërmojë gjithmonë.

Siç e kemi thënë edhe më parë, përpara se të blini një krem të ri për lëkurën përgatiteni më parë atë. Në vend që të harxhoni para duke blerë produkte të gatshëm, mund t’i përgatisni vetë në shtëpi. Mjafton të përizeni pak vazelinë, sheqer kaf ose kripë të trashë, dhe vajin tuaj të preferuar dhe të fërkoni gjithë trupin. Një eksfoljant i shkëlqyer, apo jo?

E keni vënë re që ndryshe nga pjesë të tjera të trupit, lëkura rreth bërrylave dhe gjurit është më e ashpër ? Ky problem është akoma më i theksuar gjatë stinës së verës, megjithatë mjafton pak vazelinë dhe lëkura juaj do të hidratohet brenda pak sekondash.

Të gjitha atë vajza dhe gra që lyejnë flokët në shtëpi, pa përjashtuar këtu edhe burrat, e dinë shumë mirë sa të bezdisshme janë njollat e bojës në ballë, apo rreth veshëve. Mirëpo nëse lyeni më parë fytyrën me vazelinë, jo vetëm që nuk do të keni njolla, do të keni lëkurë të butë si e një bebeje.

Mirëpo vazelina është shumë e dobishme edhe kur bëhet fjalë për grimin. Përpara se të lyeni qerpikët me rimel, aplikoni më parë vazelinë pasi ndihmon që të qëndrojnë të fiksuar dhe të përthithin më mirë ngjyrën. E njëjta këshillë vlen edhe për vetullat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat