Pse njerëzit filluan të puthen buzë më buzë? Këto janë disa nga arsyet kryesore

Life style

Pse njerëzit filluan të puthen buzë më buzë? Këto janë disa nga arsyet kryesore

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Një profesor i antropologjisë në Universitetin e Nevadas, në Las Vegas, William Jankowiak, zbuloi se vetëm 46 për qind e kulturave përdorin puthjen në buzë në një kuptim romantik, duke përjashtuar këtu si puthjet prindër-fëmijë ose përshëndetjet.

Dy teori se pse njerëzit kanë nevojë për të puthur, burojnë nga ideja se si foshnje ne kemi një dëshirë të lindur për prekjen e buzëve. Një rast tjetër, mund të jetë fakti që ne e lidhim prekjen e buzëve me ushqyerjen me gji, madje ky refleks është i lindur tek të gjithë.

Ekziston një sugjerim që nënat dhe fëmijët e tyre janë lidhur me puthjen buzë më buzë, ka ardhur për shkak të asaj që quhet “transferimi i ushqimit para mashtrimit”.

Nënat e paraardhësve tanë mund ta kenë përtypur ushqimin në gojë para se atë ta transferonin në gojën e foshnjes. Kjo është diçka që shihet edhe tek shimpanzetë dhe majmunët e tjerë të mëdhenj.

“Unë mendoj se çelësi universal i puthjes njerëzore, ose mungesa e saj, është se sensualiteti i njerëzve mund të përmbushet në shumë mënyra, përveçse me anë të puthjes”, tha Jankowiak.

Ekzistojnë shumë kultura që nuk puthen buzë më buzë, duke gjetur krejt mënyra të tjera për të shprehur sensualitetin në çaste intime, shprehet autori Sheril Kirshenbaum.

“Është puthja Malajze që përshkroi Darvini, ku gratë uleshin përtokë dhe burrat vareshin mbi to dhe nuhasnin shpejt njëri-tjetrin, duke ndjerë aromën e partnerit të tyre”.

Në ishujt Trobriand, në brigjet lindore të Papua Guinesë së Re, të dashuruarit puthen duke u ulur ballë për ballë dhe duke kafshuar qerpikët e njëri-tjetrit.

Ajo çfarë është e rëndësishme me puthjen buzë më buzë dhe llojet e tjera të puthjes është se momenti ka të bëjë me ndarjen e informacioneve intime me njëri-tjetrin.

Puthja në buzë është një sjellje pothuajse unike njerëzore dhe nëse ajo ka një qëllim evolucionar, pse nuk shohim më shumë kafshë duke u puthur?

Melissa Hogenboom, mendon se arsyeja kryesore që ne detyrohemi të afrohemi pranë fytyrës së partnerit është nuhatja e aromës së trupit të tij.

Ajo thotë se aroma mund të zbulojë të gjitha llojet e informacionit të dobishëm: dietën, praninë e sëmundjeve, gjendjen shpirtërore etj.

“Shumë kafshë kanë shqisa shumë më të sofistikuara të nuhatjes se sa ne, kështu që ato s’e kanë aq të detyrueshme të qëndrojnë aq afër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat